Poezi nga Iskra Peneva / Shqipëroi: Adem Abdullahu

 
Poezi nga Iskra Peneva
 
Iskra Peneva ka lindur në vitin 1980 në Beograd, ku jeton dhe punon. Ajo u diplomua në Fakultetin e Matematikës. Boton poezi në periodikë dhe revista letrare në Serbi dhe jashtë saj. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të botës. Ajo është e përfaqësuar në disa përzgjedhje antologjike të letërsisë serbe dhe maqedonase.
Është autore epërmbledhjeve me poezi: “Kutia me nëntë faqe” (2002), “Zjarr dhe flutur” (2004), “Rrugët pas” (2006, libër me poezi me bashkautor) dhe “Diku në mes” (2015). dhe “Fiori di luce” (2020, libër me poezi me bashkëautor, Itali).
Ajo ka fituar disa mirënjohje dhe çmime (për përmbledhjen me poezi “Diku në mes” çmimin ndërkombëtar për librin më të mirë poetik në vitin 2016 në Mbrëmjet e poezisë në Struge, çmimin për dorëshkrimin më të mirë poetik në Festivalin ndërkombëtar në Rijekë, Kroaci, 2018, çmimin “Lingua” për përkthim dhe afirmim të letërsisë maqedonase dhe serbe në Manastir, Maqedoni në vitin 2019, çmimin e parë për autorin më të mirë të huaj në konkursin ndërkombëtar të shtëpisë botuese Volturnia edizioni nga Italia, në vitin 2020, çmimin letrar “Goran Bujiq” për gazetare letrare për vitin 2020 Zadër, Kroacia dhe të tjerë …)
Përkthen nga maqedonishtja dhe sllovenishtja në serbisht, nga sllovenishtja dhe serbishtja në maqedonisht. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë. Ajo merret edhe me arte pamore. Krijon filma të shkurtër me muzikë dhe poezi. Fotografitë e saj janë ekspozuar në ekspozita individuale dhe grupore brenda dhe jashtë vendit.
 
 
PLASARITJE NË MURET E KOHËS
 
Duke shtrënguar krahët
hap hendekun e ngushtë,
e zgjeroj me forcë me duar
dhe hy në plasaritje
nga njëra në tjetrën,
depërtoj.
 
Fluturimin e kam të ngadaltë
nëpër labirintet e kohës,
lundroj mes nuancave të ngjyrës së zezë.
 
Kufiri i vetëm
që vëmë para vetes
janë muret e spirales imagjinare
ku biem
dhe rrëshqasim mbi lëvozhgë arre
në pafundësi
të kohës
deri në pikën e ndalimit
të pashmangshëm.
 
 
PËRSËRI
 
Gishta skeleti të lodhur e të përgjakur
këpusin trupin
dhe zemra e këputur ende e pulsuar
hudhet në mesin e reflektim të argjendtë
në fundin e liqenit të thellë të dashurisë.
 
Guaska e mbyll,
e përqafon me perla
dhe e fsheh me vite,
ajo bëhet gur i gjelbër.
 
Duke pritur peshkatarin me rrjetë të hollë
ta kap guaskën
ta Hapë
dhe përsëri ta pastrojë
                             nga pluhuri i tepërt i diamantë.
 
 
RËNIA E YLLIT
 
Britma
e buzëve memece
mashtron yjet e qiellit të kaltër.
 
Shkëlqen vezullima e rënies,
vizaton gjurmë zjarri
që mbetet vezulluese.
 
Zbardhet,
në kontakt me kaosin,
hija dhe drita dhe trupat qiellor
dridhen
duke u mbajtur për duarsh
në kohë përderisa ylli që bie
puthet me tokën.
 
 
KOPSHTI
 
Të ofrova kopsht plotë me mollë
të kuqe
të buta
të lëngta
të ndryshme.
 
Kurse ti ndërtoje mur
dhe lejoje
që të tjerët t’i vidhnin.
 
 
KUR FUTESH NË SHTËPINË TONË
 
Kur në fund të ditës
derdhet pesha e botës
dhe futet në çdo gjeth,
në çdo dru,
në çdo të çarë asfalti
dhe ajri mbushet me thërmia.
 
Në mjegullën e pluhurt,
njerëzit mezi duken,
pluhuri i kaltër i mbulon ngjyrat e tyre
dhe fytyrat bëhen të hirta
ngjashëm me dritën e zezë.
 
Kur të futesh në shtëpinë tonë
vare në varëse
atë pallto të rëndë
të thurur nga bota e jashtme
dhe sille veten tënde
që të shoh se si je.
 
 
Adem
 
Shqipëroi: Adem Abdullahu
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s