HYJNIA TEK NJERIU / Poezi nga Kolec P. Traboini  

 
Poezi nga Kolec P. Traboini
 
 
HYJNIA TEK NJERIU 
 
Një ëngjëll mirësie qe mban emrin tënd
zbriti si pendë nga krahët e mjellmave
të ndaj me ty dashurinë për fëmijët e lulet
qe vadit, herë me lotë e herë me buzëqeshje
e njerëzit tek ato, kriztanemat, shohin fytyrën tënde
shohin fëmijërinë ngrirë perjetësisht në prëhrin e gjyshes
në orën fiks të botës, ngelur peng i fëmijërisë
ku shfaqeshin ëndërrime me kuklla që flasin.
 
Ti je një qenie krejt e veçantë dhe e bukura tek ty
e tejkalon realen dhe shfaqet si një mjellmë dëshirash të kaltra – në kërkim hapsirash me më shumë dritë
në kërkim jete – tej e përtej jetës, ne kërkim kaltërsish
– tej e përtej qiellit…
 
Nuk je e zakonëshme, ashtu si vete dielli
paçka se në rutinë miliona vjetësh shkon
e megjithatë nuk është i zakonshëm
dhe ti ke orbiten tënde të vogël në një rrugë të Tiranës
kalon përskaj sheshit e herë-herë buzë Lanës
ku bashkon pikëllimin me shelgjet lotuese
pranë ujrave të përzishme nën reflekse bashkiake blu.
 
E dimë që ti nuk je hyjni por më i thjeshti njeri, veç
po të kërkosh me kujdes hyjnorja gjendet tek ti, tek njeriu
paçka se jo të gjithë sytë e shohin, jo te gjithe veshet e degjojne, e jo te gjithe shpirtrat e ndjejne…e ndoshta viktime e barbarise shurdhmemece mund te biesh
sepse fuqia shpirtrave te ëngjejve nuk qëndron tek krahët, por tek shpirti, se para se të gëzojnë, kanë lindur të vuajnë ëngjejt e ty e ëngjejt e mi.
 
Duhet të jesh krejt përafërt me ty, që të ndjesh atë çfarë rrezaton brenda teje, duhet të mbështetesh në gjoksin tënd tek ovalet e gjinjëve – ashtu si të zbulosh të vertetat e diellit duhet ta shohësh në sy, të guxosh të verbohesh, që të lind në shpirt një Diell i ri.
 
Nga libri “Trinia ime”
Boston -Tiranë 2006
ISBN 99943-36-70-3

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s