Irma Kurti boton në gjuhën angleze “Fragments from a doctor’s diary”

 
Irma Kurti boton në gjuhën angleze “Fragments from a doctor’s diary”
 
-“Fragmente nga ditari i një mjeku” përmban citate dhe aforizma të shkruara nga babai i saj, mjeku Hasan Kurti
 
Irma Kurti sjell në gjuhën angleze pjesë nga ditari i babait të saj, doktor Hasan Kurti. Libri, që përmban citate dhe aforizma, titullohet: “Fragments from a doctor’s diary” (Fragmente nga ditari i një mjeku). Në parathënien e shkruar nga Kurti, e cila është përkthyesja e tyre, shkruhet: “Citatet dhe aforizmat në këtë libër janë marrë nga ditari i tim eti si dhe nga Kujtimet e një mjeku. Ato janë dëshmia, vullneti dhe këmbëngulja e tij, kuraja për të jetuar jetën dhe për të buzëqeshur deri në fund të ekzistencës, me gjithë vështirësitë e panumërta në rrugëtimin e tij. Në çdo paragraf, në çdo rresht e fjalë unë kam dëgjuar zërin e tij. Shpresoj ta dëgjoni edhe ju!”
Shënimet e plota të doktor Hasan Kurtit, copëza nga jeta familjare, kujtime të shokëve në bankat e shkollës apo të pacientëve të tij gjatë punës shumëvjeçare si mjek radiolog janë përfshirë në librin “I ricordi di un medico” botuar në Itali nën siglën e Shtëpisë Botuese Kimerik në 2020 dhe në shqip nga Ada, në 2021. Vitin e kaluar kjo vepër u përzgjodh nga rreth 600 vepra të mbërritura në Konkursin Kombëtar Letrar “Tre colori” në Lenola (Latina) dhe u shpall si një nga 200 librat më të bukur në Itali.
“Fragments from a doctor’s diary” botohet nga Shtëpia Botuese Poetry Planet Book. Disa kopje tij do të jenë pjesë e arkivit të Librarisë Nacionale në Filipine.
 
 
Irma
 
Autore: Irma Kurti
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s