Poezi nga Agim Desku

 
Poezi nga Agim Desku
 
 
Thënie
 
Mos e fajëso kohën
Nëse nuk ecim ma shumë se dje
Nesër ma shumë se sot!
 
 
AJNSHTANI
 
Eureka e tha
E gjeta
Mes njëmijë zotnave
Hyjn pellazg
Me Yllin e Davidit
Të njëtës rrugë
Nuk i ramê ma
As nëpër Via Egnatia
Në Apoloni
Morëm frymë
Me zotin e diellit
Vonë e di
Ma mirë vonë se kurrë
Ajnshtan
Eureka të them
Të gjeta.
 
 
ATDHEU
 
Sot atdheu u zgjue pa burrrinë e burrave të fjalës
Edhe pa ato kokat që dikur mbanin plisin në ballë
Na u rrallue fjala që dikur të parët e quanin besë
Sot a duhet pritur shumë fjala me rrjedh si lumë
 
Atdhe të kam borxh ma shumë se ti mua
Më ta fal fjalën dhe jetën e ti vetëm të vërtetën
Piktorët dua të ma pikturojnë fytyrën njëjtë si ty
Ju duhet një jetë njeriu e fotografia e Hyjt pellazg
 
Pesë shekujt e ferrit nuk t’i lëmë të të humbasin
Me mijëra luftëtarë me zemrën tënde frymojnë
Një kala me ngjyra të ylberit në shpirt e krijojnë
Teutë në dy bishtalecat atdheun e pikturojnë
 
Të sharat e njëqind të zezave askujt nuk ia lejoj
Veç pëllumbave të lirisë të fluturojnë mbi ty
Sytë e kaltër që marrëzisht lirinë përherë ta duan
Sa mirë Shqipëri kur plisin në ballë e kam.
 
 
LULET A VONUAN TË ÇELIN
 
Nga Sofra poetike”Ymer Elshani” Drenas
Kët vit fajtore për vonesën e pranverës
Janë katër stinët që nuk i lanë lulet
Të çelin si herave tjera
 
Ndoshta nuk dita mirë
Të bëj lutje për shi
 
Stuhitë nëse janë mëkati i ashtit tim të thyer
Kryq e tërthor i rash botës nëpër borë
Emri yt i njohur ishte bërë freskë muri
 
Në Amfiteatrin e Durrahut ruhej Zeusi im
Rrënjët e mia pellazge dhe historia e botës
 
Sa e madhe është bota
Me historinë tonë
Pa lulet e kopshtit tim
Bota ështē e vogël
Nëse s’ka vend në tokë
Të çelin lulet e pranverës
 
Ka vend në zemrën time
Për krejt lulet e botës.
 
 
PËR TY SHQIPËRI U DEHA
 
Mbrëmë jam dehur
Derisa kërkoja një fjalë tjetër
Se si më ngjanë në reliktin
Që e ruaj si sytë e ballit
 
Dhe piva, u deha pak
Ndoshta më shumë se i krisur
 
Nuk fajësoj asnjëri sa veten
Pse jam i lidhur me të shenjtën
Dhe nëse më pyetni pse u deha
Tani ju them
 
Piva për një Kosovë pa perandorë e padronë
Piva pse nuk ka fuqi
T´i gjejnë të pagjeturit e luftës së vitit 1999
 
Piva për një Shqipëri pa tradhtarë
Që nuk ndalojnë bashkimin e atdheut
 
Piva edhe për çfarë nuk di
Pse u bëra aq shumë i dehur
Ngrita për secilin luftëtar
Që i fali jetën atdheut
 
U përula para secilit lapidar
Me zemrën e bac Ademit
Piva për fëmijët e tërë botës
Ta dallojnë luftën nga paqja
 
Piva të ecim me fytyrën e buzëqeshur
Si e kemi pasur traditë dje
 
Kurrë të mos na mbulohet asnjëra fytyrë
Me mbulesat e errësirave korbiane
Dhe asnjë perandor të mos jetë më
Zot i kësaj toke të lashtë pellazge
 
Pi për shqipe e zana
Që e ruajnë gjuhën time
Dhe të zotit në të njëjtën kohë.
Marrë nga vëllimi ,Pafajësia e fjalës’’, që doli në dritë.
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s