Kalendari poetik: Margherita Guidacci (1921-1992) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Margherita Guidacci
 
Kalendari poetik: Margherita Guidacci (1921-1992)
 
U lind më 25 prill 1921, Margerita Guidaçi poete e njohur dhe përkthyese italiane, fituese e çmimit Dessio dhe çmimit Scanno në letërsi. Studioi letërsi në universitetin e Firences dhe u specializua për letërsinë angleze dhe amerikane duke sjellë në italisht veprat e John Donne dhe poezitë e Emily Dickinson. Ja përzgjedhja ime në 101 vjetorin e lindjes së poetes italiane:
 
 
LEXUESIT TIM TË MUNDSHËM
 
Shpirtin tim ke ndër duar që po lexon.
Mbylli pëllëmbët si fole. Kaq do ai,
veç të prehet tek ti.
Por, një ditë hapi duart
kur ta ndjesh të ikë. Ashtu
si gjethet në vjeshtë ikin,
bëja më të lehtë fluturimin.
Dhe ke për të parë që dashamirësia e lamtumirës
më pak e ngrohtë s’është nga ajo e takimit. E njëjtë
mbetet dhe e përjetëshme. Të ndryshme do të jenë
vetëm udhët për t’iu bindur
fatit.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s