Poezi nga Odise Kote
SYTË E POETIT …
Kushtuar Xhevahir Spahiut.
Kujtesa i ka harruar mjaft ngjarje e stinë të mërzitshme,
shtrëngata që janë thërrmuar,
në krahët e lodhur, hollakë,
si dy anë udhëkryqi.
Kanë mbetur fare pak premtime,
gjëra që vlejnë, si p.sh:
Emri Fatime – mëma, Riza – ati,
këpucët e hequra në hyrje të fshatit,
gazvaje shqiptare që mbështjellin botën
kur ndjen ftohtë nëpër grykë…
Po ç’është tretur kështu trup’ i tij,
ç’dritë qiriri ka lëshuar?
Ndërsa sytë, ah sytë, kanë mbetur ndezur,
shkrepētitës, revoltë e kacafytje,
ballē përballë të vërtetës,
magji e vargut të fundit …

Odise Kote