Vicente Aleixandre
Kalendari poetik: Vicente Aleixandre (1898-1984)
Poet i njohur spanjoll, sot më 26 prill mbushen 124 vite nga data e lindjes. Në vitin 1925 u prek nga nefriti tuberkular, vuajti gjatë nga sëmundja, por kjo nuk e pengoi të jetonte deri më 86 vjeç. Në vitin 1949 u zgjodh antar i Akademisë Spanjolle dhe në vitin 1977 fitoi çmimin Nobel në letërsi. Ja një poezi prej tij:
HARRIM
Nuk është fundi yt një gotë e kotë
që duhet ta pish me fund. Vdis, hidhe tej.
Kështu që ngri ngadalë me dorë
një copë prush a përgjasimin e tij
dhe gishtat do të të përvëlojnë
sikur beftas në ta të kesh borë.
Nuk qe dhe është, Qe dhe tashmë hesht.
Të ftohtët përvëlon dhe ndër sytë e tu
lind kujtim i tij. Kujtimi është i turpshëm;
më keq, i trishtë. Harrimi është vdekje.
Vdis me kryet lart. Çka shkon hije është.

© shqipëroi Maksim Rakipaj