Kalendari poetik: Vincenzo Cardarelli (1887-1959) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Vincenzo Cardarelli
 
Kalendari poetik: Vincenzo Cardarelli (1887-1959)
 
U më 1 maj 1887 Vinçenco Kardareli, poet, shkrimtar dhe gazetar italian. Pati një fëmini të vështirë, si fëmijë i lindur jashtë martese, njërin krah të gjymtuar, nëna braktisi familjen dhe atë kur qe në moshë të njomë, në shkollë shkonte me hope dhe studioi më tepër si autodidakt. Braktisi dhe ai familjen kur qe 17 vjeç duke u larguar nga Tarkuinia (vendlindja e tij) për në Romë, ku bëri punë nga më të rëndomtat. Rreth moshës 27 vjeçare i hyri gazetarisë. Më pas filloi të shkruante dhe poezi; mjeshtrat e tij qenë Baudelaire, Nietzsche, Leopardi, Pascal. Gjithmonë vuajti nga një lloj tuberkulozi i kockës (sindroma Pott), kjo gjë e bëri të jetonte i veçuar nga të tjerët. Vdiq më 18 qershor 1959 në një spital në Romë, i varfër, i vetmuar dhe i harruar nga të gjithë. Ja shqipërimi që përzgjodha për sot në 135 vjetorin e lindjes së poetit:
 
 
E KALUARA
 
Kujtimet, këto hije të zgjatura
të trupit tonë të vogël,
si pelerinë e vdekjes
që zvarrë marrim pas duke jetuar,
kujtime të përzishme, të largëta,
beftas çfaqen;
të pikëlluara, të heshtura,
si fantazma nga një erë mortore trazuar.
 
Dhe ti, veç një kujtim je.
Në kujtesën time je tashmë.
Tani po, mund të them
se më përket.
Diçka mes nesh ka ndodhur,
pakthyeshmërisht.
Gjithçka mbaroi, kaq shpejt!
E shpejtë, pa u ndjerë
koha na arrin.
Me çaste kalimtare një histori u thur,
e mbyllur,e trishtë.
Duhej ta kishim ditur, se dashuria
jetën na djeg dhe kohën bën të fluturojë.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s