Poezi nga Bilall M. Maliqi

 
Poezi nga Bilall M. Maliqi
 
 
***
 
(Sa) shpejt e keqja u bë e mirë
djalli u shndërrua në engjëll
e zeza u bë e bardhë
urrejtja u shkri në dashuri
 
Medet, medet, medet…!
 
 
U SHKRIVA NË HIJE
 
U shkriva në hije
I mveshur
Krahosh me fshehtësinë
 
Sa ta kaloj
Kufirin e dhembjes
Tek u rrin stinëve varur
 
Nata le të më përpijë
Të tërin
Se nuk të shoh
Veç të ndjejë
Në shpirtin e hallakatur
 
E lumja ditë e harxhuar
Le ta dhezë
Edhe një fanar të dritës
 
Ta shoh tënden hije
Duke lundruar
Në lumin e vakët të lotëve
 
E të nisem drejt teje
Nëpër udhën e puthjeve
Deri në portën e dashurisë
 
 
NATYRA
 
Në livadhin tonë
Këngë e bariut jehon.
 
Ato lule bulëzojnë
Dhe zogjtë cicërojnë.
 
Mali nis e gjelbërohet
Dhe Fauna trimërohet.
 
Delet andej blegërojnë
Kudo heshtjen e zgjojnë.
 
Bletët dalin nga kosheret
Ngado gjallëri vërehet.
 
Me flutura shoqërohen
N’fluturim argëtohen.
 
Lejleku mbi tonat çati
Duket për mrekulli.
 
Era e lehtë seç fryen
Me freski natyrën e lyen.
 
I mbush të malit mushkëri
Erëmon për mrekulli.
 
Kjo natyrë bukuroshe
Si një nuse sykaltëroshe.
 
 
ËSHTË VONË
 
Vonë është t’i radhitësh fjalët
Në radhët e vargjeve të (pa) nisura
Në fundin e përfunduar
 
Tepër është vonë
T’ua tregosh formulën e (pa) ditur
Hijeve të shkërmoqura
 
Se ata…
 
Sot (do) të duartrokasin
Siç ke duartrokitur (ti)
Dikur shesheve të përgjakura
 
Prandaj…
 
Është vonë, tepër vonë
T’i lidhësh thuprat në një tufë
Të mos i thyej koha…
 
Vonë është…vonë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s