Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit  F. Osmani
 
 
ORËVE TË JETËS PËRTËRITESH
 
Në të gjitha fijet e zemrës
në brendi edhe jashtë saj
si në kafazin e zgjojeve
nektari i dashurisë mjalton
 
Ashtu ka hyrë brenda meje
me anë të kullimit të dritës
të më qarkullojë damarëve
edhe kur ti më largohesh
 
Nëse mjegulla pengon kthimin
në të gjitha fijet e zemrës je
sikur bleta që takohet me lule
aroma jote ashtu derdhet
 
Vishesh e zhvishesh dallgëve
erëmohesh me polenin e luleve
dhe kur shtegton hapësirave
orëve të jetës përtëritesh.
 
 
LARGIMI YT
 
Tjetër e ndiej në shpirt
e tjetër më vjen në jetë
tej dëshirës je larguar ti
dhe largimi yt më vret
 
Drejt teje mendimet ecin
ndarja s’mund t’i shqit
më shumë dhemb premtimi
se sa largimi yt
 
Më shtyp pakuptimësia
këputja e fijes së shpresës
sa herë që flisja, e flisje
për kuptimin e jetës
 
U turbulluan mendimet
eklipsi i diellit ka ra
nuk dua fjalë ngushëllime
e kaluara s’kthehet ma
 
E vetme në kraharor zemra
peng zemrën ma e la!
 
 
NË DREJTIM TË UDHËVE QË NUK JANË SHKELUR
 
Po shtrigon koha në vendin tim
përkundrejt njeriut që përpëlitet për jetë
djeg me zjarr dhe lëshon bubullimë
i buzëqesh të verbrit që udhën ka humb
 
Kah e si të kalohet nëpër cilën udhë
lëkundet dheu nga një nyjë lidhëse
breshëron papritur urrejtja për tjetrin
të ndarë si me perde ngushëllojmë veten
 
Bëjmë të tërhiqemi sa shumë e vështirë
në drejtim të udhëve që nuk janë shkelur
dita dhe nata bashkë si një stinë e bukur
na e mbulojnë trupin me gjethnajën e tyre
 
Peshon fort koha, breshëron e shtrigon
ulurimat rreth e rrotull sikur bluajnë
në cilat udhë kaq keq paskemi humbur
apo e kemi tjetërsuar vetveten tonë!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s