Kalendari poetik: Yehuda Amichai (1924 – 2000) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Yehuda Amichai
 
Kalendari poetik: Yehuda Amichai (1924 – 2000)
 
Poet dhe shkrimtar i njohur izraelit, u lind më 3 maj 1924 në Würzburg, Gjermani. Familja e tij u largua nga Gjermania për në Palestinë në vitin 1936. “U zbulua” si poet në vitin 1965 nga Ted Hughes, që edhe përktheu në anglisht disa libra të Amichai-t.
Ja një poezi nga poeti izraelit:
 
 
MALLËNGJIM
 
Nëna më piqte gjithë botën
në torta të ëmbla.
E dashura ma mbushte dritaren
me stafidhe rrushi.
Dhe mallëngjimi brenda meje mbetet
si flluskat e ajrit brenda bukës.
Jam i lëmuar nga jashtë, i heshtur, i vranët.
Bota më do.
Por flokët të trishtuar i kam
si xunkthat në kënetën që po thahet.
Dhe zogjtë me pupla të bukura
ikin prej meje.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s