Poezi nga Odise Kote
NË ZEMËR TË BOTËS QËNDRON NJĒ GRUA
Ēshtë syri qē asnjëherë nuk ka fjetur,
mëmësia me aromë qumështi e pylli, bën dritë.
Midis luftës, epidemisē, midis dëshpērimit,
vjen gjithnjë një grua që të habit, të mahnit.
I ka fituar në betejë sfidat me durimin,
kjo grua qëndron në zemër të botës.
Ashtu si vendosja e një monekule të vetme,
bën ndryshimin mes triumfit e katastrofës.
Sepse vetë këtë tokë e ka sjellē dielli,
rrymat, errërat dhe mëngjezet nisin nga lindja.
Ju shkel syrin një grua, kur të gjitha rrugët,
janë për të udhëtuar, kurrësesi vendmbërritja.
Drejtpeshimin nuk e mban dot Ajnshtajni,
as antikiteti me njëqind a njëmijë buaj.
Nē zemër të botës qëndron një grua …