Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Don me m’lexu…
 
T’përvlon,
kjo andje e ethshme,
Don me m’lexu,
Don me dit,
me m’shqiptu,
n’tingujt e ksaj rruzullie,
N’thellsina t’shejta,
Si ni kumon arit,
Kurr zbulu ma parit,
Derdh n’detaje t’imta,
A thu prej durve t’S’atit…
 
Don me m’lexu,
Me m’hangër nimt,
Me i lulnu
qeshjet e ksaj ftyre,
Me m’i puth,
kta lot’ e syve,
Me m’lexu e me dit….
N’ajri me i ngrit,
Kurm ene shpirt.
 
Ma shum se me m’lexu,
Don me m’hetu,
Me shkel n’ato vise,
Ku vallxon liria,
Don me m’zotnu,
Por un s’kam asgja,
Përpos ni kohe,
për andrrat e mia…
……….
Po prap mos u tut,
Meje mos u frik,
Kamkryq ulu,
Ksaj Dodone ‘t’blert,
Mos u druj me m’pyt,
Thjesht mso me prit,
N’fëshfërim t’fjalës,
E gjen çdo t’vërtet…
 
 
Veç të isha unë një farë…
 
Po të isha unë një farë,
Brenda teje do të mbija,
Nëpër gjak do të lëvrija,
Rrënjët shtruar ëndje-ëndje,
Do të lulëzoja në gojën tënde,
Në veshin tënd do të kumboja,
Do të vesoja në dritë të syve.
Veç të isha unë një farë!
Pa të vinte vjeshtë e verdhë,
E të na korrte, bashkë të dyve!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s