Kalendari poetik: Ramiro de Maeztu (1875-1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Ramiro de Maeztu
 
Kalendari poetik: Ramiro de Maeztu (1875-1936)
 
Poet, shkrimtar dhe diplomat spanjoll, u lind më 4 maj 1875, i përkiste rrymës letrare që u quajt “brezi ’98”. I brumosur me ndjenja të forta kombtare dhe katolike, duke qënë dhe një nga krerët e organizatës “Bashkimi Monarkist Spanjoll”, deklaroi haptaz qëndrimin e tij kundër shpalljes së Republikës nga komunistët në Spanjë qysh në vitin 1931; ata nuk ia falën kurrë. Me të filluar lufta civile atje, banditët komunistë e arrestuan në korrik të vitit ’36 dhe e mbyllën në një burg të Madridit. E pushkatuan pa gjyq (!) bashkë me filozofin Ramiro Ledesma Ramos. Mbetën lapidare fjalët e Poetit para pushkatimit më 29 tetor 1936: “Ju nuk e dini përse po më vrisni, por unë e di përse po vdes: që bijtë tuaj të jenë më të mirë nga ju!”
Ishte vështirë të gjeje poezi prej Tij në web: gjen prej poetit komunist Lorca në të gjitha gjuhët e botës; nga de Maeztu dhe José María Hinojosa (edhe ky poet i pushkatuar nga komunistët) është vështirë të gjesh edhe në spanjisht; gjithsesi arrita të sjell diçka nga poeti spanjoll për miqtë e mi:
 
 
PREMTIM
 
Ndoshta ishin më mirë
Zemrat tona kur të brishta qenë
Një dallgë deti, a një natë korriku
Mund t’i hapte sërish plagët e vjetra
Që i themi mall atëherë dhe përherë.
Ndoshta ishin më mirë kur qenë
Rrebesh nate apo shi i lehtë
Që na bënte qull kur qemë fëmijë
Dhe u bë joni; si ajo luginë,
Si ranishtet pa fund, si ai ballkon
Ku tani lulëzon ndonjë mullagë.
Nuk zgjodhën lundrat për të ikur larg;
As zefirin ëmbël të verës
Afshin e pashuar për ta fashitur.
Njësoj si burrat deshën
Pemët e lashta të këtij vendi.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

One thought on “Kalendari poetik: Ramiro de Maeztu (1875-1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s