Poezi nga Albina Idrizi

 
Poezi nga Albina Idrizi
 
 
Ne jemi njëri tjetri në ne
 
Rrekemi pas imazheve
Të bruzta
Skalitur në kujtesë kohe,
Si idhuj paqesjellës
Të cilëve duam t’u ngjajmë
Me emra të përveçëm.
 
Ne jemi gjithçka, gjithkush
Nga pak,
Si ajri, dheu, uji, zjarri
Përcillemi kërthizë pas kërthize
Në këtë botë mirazhesh,
Sa herë puqemi
Me dritën brenda tjetrit.
 
Pastaj mbajmë vesh
Pasthirrmat që na bartin
Nëpër hojëza shpirti,
Si varka të tejmbushura
Ku përkunden legjendat
Më të hajme
Të epokave në ardhje.
 
Ne jemi njëri tjetri në ne,
Tinguj të pabindur
Në jehonën e një agimi
Të përjetshëm.
 
 
UNË TË DUA
 
O qenie e brishtë
Prej njeriu
Që aq ëmbël di t’u hidhërohesh
Gjërave të vogla, të imta të jetës
Kur bijnë mbi ëndrrat tua
Si guralecë rrëshqitës
Shkëmbinjve të lartë
Të cilët nuk kapen dot
Nga shikimi yt
Dhe shpeshherë i trembur
Godet në vend të përqafimit
Kafshon në vend të puthjes
E ik, ik diku larg vetes
Strukur në një fytyrë tjetër
Me ehun e piskamës
Më të lashtë se sanskrishtja
Që të tradhëton nga pas
Unë …,  gjithsesi, të dua!

One thought on “Poezi nga Albina Idrizi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s