UNË, FEMRA JOTE / Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 
Poezi nga Adriatike Xh. Lami
 
 
UNË, FEMRA JOTE
 
Që nga sot unë jam me ty,
Totalisht me ty.
I kam lënë të gjitha të shkojnë
Pas yllit të hamendësimit tënd,
Ndaj mos kërko shpërblimin e së vërtetës,
Ndërsa unë prish fole të vjetra .
Jeta, eh ajo më ofron fytyrën e burrit çdo mëngjes,
Si pasqyrë të shpirtit, mendimit tim.
Himn krijoj me dorën që më rrek,
Teksa zgjohem nga një gjumë ku s’duhej të jem.
 
Që nga sonte unë jam jotja.
Sa bukur të jesh e tëra jote duke e ditur
Se prej dashurisë, krijohen portat e bukura të parajsës,
Që sjellin kohë të zjarrta, të arta…
Prekmë dhe provoje sa zgjat kjo paqe,
Dëshira jote për mishin dhe trurin tim!?
Ti më shikon gjatë, me ngulm shigjetari,
Në kulmin e një shprese prej të marri,
Sikur të frynte ngahera era e dashurisë sonë.
 
Nga ky çast merr hov një dëshirë e çmendur,
Të jem pazgjidhshëm femra jote;
Gruaja, e dashura dhe më tej…
Grepa të gjelbër degësh ngulen në flokët e zinj.
Më pengojnë, më përgojojnë ,eh më prishin magjinë.
Rininë e shoh në ikje, moshë e bukur po vjen.
Mosha e vërtetë e dashurisë…
Ajo që të sundon,
Në frone të qarta dëshirash, shpresash.
S’kemi nevojë të takohemi nën pengesa drynjsh të ndryshkur,
Shkëlqen britma e gëzimit si çelës pranvere të hershme.
Sepse ne jemi gjithmonë bashkë, o vesë mëngjesi.
 
Dënes kalimthi në anën tjetër të dhomës.
Dua të të shoh më mirë nga shtrati i hënës!
Syri im i vendosur përthyhet në qafën tënde,
Unë gruaja lotoj gëzueshëm në një zotërim hyji
Rënkim dëshirë ndjej, si para rënies së një ylli.
Thur ëndrra të frikshme përjetësie.
Në pafundësinë e ndjenjës, tel muzike i këputur
Pikërisht aty, në cepin e një mrekullie rri.
Dhe luaj me frikën e pritë i vë.
Atëherë ndjej vrushullimën e plotë, ndër hijeshi burri,
Pse në kaq femra të tjera më zgjodhe mua, pritën tënde!?
Tashmë rri përballë teje, bimë manaferrë.
Çjerrë nga e kuqja e pjekur në fytyrë.
E bukur të jesh femra jote,
A mos ndoshta pronë e punuar me grurë e baltë!
Nuk e dalloj dot më nga ajo që ndihet,
Njësoj si dashuria jote e pamatë.
 
adriatikelami@

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s