Poezi nga Mara Venuto (Itali) – Shkëputur nga vëllimi poetik “Gjuha e qytetit” / Solli në shqip Dashamir Malo  

 
Mara Venuto (Itali)
 
Mara Venuto është poete, romanciere dhe dramaturge italiane. Jeton dhe punon në Jug të Italisë. Debutimin e saj e bëri në vitin 2008 me përmbledhjen me tregime të shkurtra dhe monologje me titull Lexo mendimet e mia, e ndjekur kjo përmbledhje nga disa romane dhe vepra të shumta si autore dhe bashkautore.
Ajo ka punuar me disa gazeta, duke shkruar për lajme, sport, kulturë dhe tema shoqërore. Redaktore dhe fantaziste në Itali, ajo ka redaktuar dhe mbikëqyrur botimin e disa romaneve të njohura.
Në vitin 2016, ajo publikoi monologun teatral Monstra (finalist në Mario Fratti Aëard 2014, një çmim i dramës italiane i dhënë në Neë York).
Ka botuar dy vëllime poetike me titujt “I papërshkueshëm nga uji” dhe “Ky pluhur shpërndahet nga era” (Enti botues @ Casa Editrice & Libraria). Vëllimi “I papërshkueshëm nga uji” në vitin 2014 u vlerësua me Honourable Mention në Piero Alinari International Poetry Prize. Disa nga tregimet dhe poemat e saj kanë fituar çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe janë botuar në antologji të ndryshme.
Në dhjetor 2016 Monologu i saj teatral Monstra u vu në skenë me sukses nga grupi teatror Zërat e Detit. Drama të tjera të saj u vlerësuan me çmime të rëndësishme italiane dhe u vunë në skenë me sukses nga grupe teatrale. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në Poloni, Rusi, USA, në Indi etj.
 
Mara Venuto ka qënë pjesëmarrëse e Takimit Ndërkombëtar Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë në vitet 2020 dhe 2021.
 
 
 
***
 
Përparon nata dhe thyen dhëmbët.
Një goditje dhe përsëri në këtë kohë ujku
që përgjum gjenë e gjallë
ndërsa unë me sytë katër vështroj lart.
 
Fjalët janë gjëlpëra pastaj këngëza,
një lutje dorëzimi pa kushte
kërkon
sa dënime, cilat dashuri të shkëmbesh.
 
Ecim mbi tokë si krrimba të vegjël,
kemi besim
shpëtojmë po ne vetë
gërmojmë qorrazi derisa ja deti.
 
Çfarë mbetet nga vrima pas goditjes së fundit
të lopatës,
në dheun e hapur para se fara të bjerë?
Një tjetër stinë për të na thënë çfarë bën,
drita e agimit e njohur prej kundërmimit.
 
Në lëkurën e braktisur të gjarprit
gjendet jeta e një moshe të pjekur.
 
 
***
 
Shndërrohemi në deltë lumi
në fjalë të hedhura në shtatë pika të horizonitit
peshkim i humbur ku
askush nuk dëshiron ta kërkojë.
Mban fjalë zie
goja që mundet dhe nuk di t’a thotë,
një ngjalë kujton, gjigante dhe e ngushtë
kur kalon mllefi i pashpallur mes duarve.
 
Vetëm, mbi moçal rend
një burrë, peshkon krimba të brishtë
në më të shumtën e kohës gjuan arin dhe armiqtë
duke u hedhur nëpër gropa.
 
 
***
 
Qielli i sotëm është një sy i lidhur
ndërmjet fronit dhe gjymtyrëvë të pemës së bajames
vështroni nëse shfaqet në një tjetër formë
nga humnera e lindjes.
 
Në çfarë termash ngulitet në mendje rrafshina
dhe gjendja e saj.
Një zbrazëti e mistershme në të cilën këputet jehona
rivendosen konceptet, interpretojmë ato.
Parashikojmë të mos kuptojmë qartë.
 
Në ajrin vertikal konsumohet nxehtësia
brenda një gjendje të thjeshtë
frutat e braktisura nga degët
tani gjenden në pellgjet e kuq midis rrugëve
 
Ka munguar koha të jem ndryshe
na lini vetëm.
 
 
***
 
Çfarë nuk di
fjalët që nuk njeh
lënë tek ty dyshimin,
një dritare gjysmë të mbyllur mbi një humnerë
me shkurre.
Ajo skamje për t’u shlyer
do të doja që të ishte zëri im, asgjë
për të gjelbëruar tokën në shkurt.
 
Shikoni pasiguritë
ankthin e humbjeve
ndërsa shquhet poshtë syve një fole milingonash
dhe bëhet e nëndheshme jeta.
 
Një gojë prej nga ku dilet tekembramja shfaqet
përtej murit të kufirit
midis copave të tokës ku jemi mysafirë
për t’iu lutur hirit,
për të ditur përherë si insktet, ku me shku
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Gjuha e qytetit”
 
 
dashamir-malo foto
 
Solli në shqip Dashamir Malo
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s