Poezi nga Nora Halili
N’KONAK T’VJETËR
Shpesh me flatra malli jam fillue,
me kap andrrat qi mendjen m’kanë zan lak.
Nan nji mriz frymën kam ndalë,
edjen kam shkimë n’gurra t’drunjta .
N’zheg t’ditës jam turrë me vrap,
n’livadh ku drethëza m’ka keshë…
Jam lëshue nji rrgalle, nji çetë kam ngjit,
imshta dëshirat mshefë mi ka…
Kur Koren e Merturit dielli falmeshëndet,
pranja katunin ka mlue.
Kapuçat kam qit me yjet,
andrrat n’krahnuer kam marrë…
Majen e Hekurave nadja kur zbardhë,
e para rreze n’Qafë të Kolçit shkrep.
Me verin jam marrë ngryka grykë,
dhe bora m’ka dhanë dashtni.
N’drum t’botës ngarkue me halle,
endem pa shpresë, pa ditë për ku.
Kangët ma s’i këndoj, me folë kam harrue,
shpirtin kam lanë n’konak t’vjetër…
Shpesh me flatra malli jam fillue…
PRANVERË…
Me varrë shtati,
e dëshira t’ngrime.
Si vocrrake plot andrra,
n’botën e mbrapsht…
Mes piskama shpirtash,
e droes për t’nesermen…
Erdhe me bojna jetë,
Pranverë…
HANA
Dikur, diku, dikush,
n’qytet varrezat e kohës, pa kohë…
Kish dasht, kish dhanë dhe shpirtin,
fillikat, cullak kish mbet.
Skeletet e harresës luhati,
shtegtoj n’flatrat e natës…
Mbi rrënojat e shpirtit ish ngrit,
legjendë urbane…
Kish dashtë, kish dhanë dhe shpirtin…