Resmi Osmani (Albania)

 
Resmi Osmani (Albania)
 
Ka lindur në Mazrek të Çamërisë më 5.5.1940. I diplomuar agronom. Prof.dr.me kontribute në kërkimin shkencor bujqësor.
Në fushën e letërsisë, ka filluar debutimin pas vitit 2004, por me denduri më të madhe pas vitit 2010 e në vijim. Lëvron prozën në gjinitë: romane, kryesisht romanit historik, novela, tregime, esse, monografi, estetikë dhe studime e kritikë letrare.
 
Në opusin e krijimtarisë së tij përfshihen librat:
 
Romane:
 
1 Mbretërimi i Pirros së Epirit, 2010
2.Mbretëresha Olimpia, 2012
3.Koha e çudirave 2013
4.Teuta e Ilirisë, 2014
5.Pas Trojës 2019
6 Andrea Topia dhe princesha Helena, 2019
7.Me sytë e fëmijës, ne proces 2022
Novela:
1.Ditët e sprasme të mbretit Gent, 2014
2. Kukulla e pallatit të Mermertë, 2015
3.Kenga e tokës. 2017
4. Udha e dhimbjes 2016
5.Kur dashuronte poeti, 2021
 
Monografi
 
1.Bisedë me shokët 2009
2.Bedri Lumani 2004, 2015
3.Lule në gur. 2008
Ese dhe studime
1.Ëndrrat e ngrira të Enver Kushit 2012
2.Aleksandri iMadh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu. 2011
3.Rrugëtime letrare. 2022
4. Kumte nga kohë të largëta 2008
 
Vëllime me tregime:
 
Ka shkruar 130 tregime, pjesa më e madhe e të cilëve është permbledhur në librat e mëposhtëm.
1.Edhe yjet vdesin 2011
2.Fain e kishte hëna 2014
3.Letër Mbretit, 2015
4.Burrat shkojnë në luftë, 2021
5.Trëndafili i zi(pritet te dale) 2022
 
Romanet “Mbretërimi i Pirros së Epirit”, “Teuta e Ilirisë”, “Mbretëresha Olimpia”, Eseja historike “Aleksandri i Madh i Maqedonisë” monografia për Bedri Lumanin dhe vëllimi me tregime “Edhe yjet vdesin”, kanë patur nga dy botime.
Objekt i vëmëndjes së tij ka qënë edhe studimi dhe vlerësimi me një cikël shkrimesh i krijimtarisë së Ndre Mjedës, Vath Koreshit, Enver Kushit, Arben Kondit, Hekuran Halilit, Istref Haxhillarit, Kristaq Turtullit,Namik Selmanit, Agim Vincës, Skënder Brakës, cikli i shkrimeve për folklorin e Çamërisë dhe Eposin e Kreshnikëve, poeteve Mimoza Çekiçi-Rista, Vjollca Tiku-Pasku etj.
Ka publikuar në gazeta dhe revista letrare”Nacional” “Muzgu”
“Metafora”,”Telegraf””Republika” etj. dhe në portalet elektronike, kryesisht te “Fjala e Lirë”
Krijimtaria e ketij autori, ka qënë objekt vëmendjeje, shqyrtimi dhe vlerësimi me shkrime i stdjuesve dhe shkrimtarëve Prof.Agim Vinca, Moikom Zeqo, Shpendi Topollaj, Vladimir Muça, Illo Foto,Enver Kushi,Ahmet Mehmeti,Namik Selmani, Vasil Vasili, etj.
Të shumtët e tyre, këtë autor, e konsiderojnë një rast të veçantë, pasi ai ka nisur të shkruajë letërsi cilsore,në atë moshë, kur të tjerët thuajse e ndërpresin atë veprimtari!
 
Tiranë, më 4.5. 2022.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s