Harry Martinson
Kalendari poetik: Harry Martinson (1904-1978)
Poet dhe shkrimtar i njohur suedez, u lind më 6 maj para 1904. Pati fëmini të vështirë; kur qe më pak se 10 vjeç vdiq i ati dhe nëna ia mbathi për në SHBA duke ia lënë djalin kishës për ta birësuar në ndonjë familje; qëndroi nëpër familje të ndryshme deri sa mbushi 16 vjeç, pastaj çau ferrën dhe filloi punë si detar nëpër anije, me të cilat lundroi deri në Brazil apo Indi. 25 vjeç botoi poezitë e para. Në vitin 1949 u zgjodh antar i Akademisë Mbretnore Suedeze. Në vitin 1974 fitoi çmimin Nobel bashkë me bashkatdhetarin e tij Eyvind Johnson; pretendentë atë vit qenë edhe Graham Greene, Saul Bellow dhe Vladimir Nabokov. Qe një çmim që u përfol gjatë në shtypin e kohës, pasi dy fituesit qenë antarë të asaj Akademie që caktonte çmimet (!). Më 11 shkurt 1978 ndërsa ndodhej i shtruar në spitalin Karolinska në Stokholm kreu vetvrasje të llojit harakiri: çau barkun me një palë gërshërë të spitalit. Ja një poezi në përvjetorin e nobelistit suedez:
NATYRA DI GJITHÇKA
Natyra gjithçka di
përmes qënies së saj të luhatshme
dhe mënyrës si sillet me çdo gjë
që has kudo.
Ka mënyrat e saj dhe pranvera.
Myshqet zënë vend dalngadalë
ndër plasaritjet e gurëve,
vit pas viti.

© shqipëroi Maksim Rakipaj