Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

 
 
Rabindranath Tagore
 
Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941)
 
Poet, dramaturg, shkrimtar, piktor dhe mendimtar indian, u lind më 7 maj 1861 në Kalkuta, në një familje të aristostokracisë së lartë vendëse. Ishte më i vogli nga katërmbëdhjetë motrat e vëllezërit e tij, shumica personalitete me peshë në jetën kulturore. Qe nga indianët e parë që u prit me nderime nga oborri mbretëror britanik. (India qe koloni britanike ato vite). Në vitin 1915 mbreti George V, e dekoroi me urdhërin e lartë Kalorës i Kurorës Agleze, por kur pas disa vitesh trupat e gjeneralit britanik Reginald Dyer qëlluan mbi popullin që demostronte duke shkaktuar masakër të vërtetë, i shkroi një letër plot zemërim Lordit Chelmsford dhe i ktheu mbrapsh dekoratën. Në vitin 1913 mori çmimin Nobel. Nga shqipërimet që kam prej tij, ja përzgjedhja ime në datën e lindjes së poetit të madh indian:
 
 
LUTJE PËR GUXIM
 
Mos qoftë e thënë rrezikut t’i fshihem,
por pa frikë përballë t’i dal.
Mos qoftë e thënë të ankohem prej dhimbjeve,
por paça zemër që t’i mund.
Mos qoftë e thënë të kërkoj ortakë në luftën e jetës,
më rrofshin krahët e mi.
Mos qoftë e thënë me ankth të përgjërohem për shpëtim,
shpresa dhe durimi mos më mungoftë sa të fitoj lirinë.
Frikën mos ma shtjerë në zemër,
ndjefsha përdëllimin Tënd veç në fitoren time.
Por e gjetsha shtërngimin e dorës Tënde në humbsha.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s