Poezi nga Seli Murati

 
Poezi nga Seli Murati
 
 
DASHURIA TË NGJAN TY
 
E zgjuar ëndrra, si zjarr më ndezi,
erërat e stinës shkundën
sytë e mi?… Shkëlqyen dhe gëzimi
hidhte shikimet mbi ngjyrat e detit
shpirt të ndjej, si një freski.
 
Si një freski dhe fjala e belbëzuar
më kthehej dhe bëhet poezi!…
Dëshira e zjarrtë, lagur me vesë mëngjesi
mbetem, ikur gjumit, mund të tretem.
 
O dashuri e pa rrëfyer, shkëlqimit
si rrezja e parë mbi vesë
të kërkoj, tej horizontit aty ku ngjyrat
shkrihen në zjarr-akull mbi joshje
emocionesh, heshtja më flet ashtu
si ngjyrat e stinëve në dashuri
po gjallëron, ashtu si Ti, jo mes momentit.
 
Agimeve të zjarrta zbërthej… natën
largë teje mallin e shpirtit më tret dhe
përmbush, netëve të gjata, përqafimin!…
Ua fala yjeve, të ndalojnë dhe aty
mes yjeve, kërkoj të marr gjithësinë
pran meje, në dritë të syriit më qendron!…
Si frymëmarrje, më lidhe natën me ditën!…
Mbi qendrim.
 
O poezi që lind, agimet, plot ngjyra
m’i rikthen në kujtime, ëndrra, merr udhë dhe!…
Syri, mbyll qepallat dhe fsheh, mërzinë
kur e ujisin, të mos thahet si një lule
në kopsht, nga të shumta mendime
shpirtin, na rrudhën si një grimcë shprese ndez
rrezet, në agim.
 
Strehuar në brendinë… e shpirtit
ëndrra fle kur takohet perëndimi dhe
lindja?…Më zbërthen dhe shoh
sytë e tu, plot dritë më puthin, ndjenjat
e dashurisë, në heshtje, ndjej!…
Fjalët, mbi sytë e tu një pikturë në mijëra ngjyra
jetoj!…Mbi dëshirat, e zbërthyer mbaj për ty!…
Çdo aromë dashurie dhe buzëqeshje
mëngjesi o diell që më ngroh!…
Dhe ëndrrat mes dritës i zbërthej dhe
dashurisë time, ëndrra, që nuk gabonë.
 
 
Ndonjëherë
 
Ndodh -Ndonjëherë ndjenja e zbrazëtisë në gjoks vjen me ndjenjën se po na mungon diçka!
Ne dhe meksikanizmi ynë !!!
Por, mund ta shohim nga një këndvështrim tjetër …..
Ndjenja e zbrazëtisë mund të jetë një hapësirë ​​e hapur për të ardhur e reja!
Ne gjithmonë kemi nevojë për hapësira të hapura dhe të lira për gjëra të reja për t’i zënë ato për kohën e nevojshme!
Pra, kur ndihemi bosh në gjoksin tuaj … hapni dritaren e shpirtit, perden e syve dhe lejoni që erërat e mira të fryjnë në shtëpinë e zemrës suaj ….. duke sjellë lajmet nga ajri!
 
 
KU JANË SYTË E TU
 
Brënda heshtjes time!…
Sytë e tu.
Shpirti, i dashuruar në motiv
të jetës time!…
Një pikë loti i pa tharë mbeti
në buzë!…
Pa përkëdheljen sonte
mbeta jetim
tek fjala jote, dhimbje
ndjenjash, pak!…
Pak dritë nga sytë e tu
lotin të fsheh
zemrës tënde …, të qëndroj
ngrohtë
si pranverë më dhuro… aromat
 
Brënda dhimbjes!… Fjala.
Ku janë sytë e tu… vështrimet
e ngrohta fjala
e shprehur, e mrekullisë?…
Më thoshje…
por jo vetmive. Kjo vetmia sonte
më mundon
mbi sytë e tu po lija… humbur
zemra, buzëqeshja jote
po lundron mallit tim,
Mbi buzët e tua?… Tortura frymëmarrjesh
zbuloja
heshtjet e tua, pa emocioni.
 
Fuqishëm
si një dhuratë e dëshpërimit
loti i dashurisë
trukonte… dhimbjet, s’i njihja
i ndjeva, mbi sytë tu!…
Pak dritë rrezatonin këtë natë
Shpirti… i reckosur
pikturave të tua, dehur sërish
qëndron
në sytë e mi po lije ditarin e pikave
të shiut, buzëve
lagur edhe aty, në një buzëqeshje
merr pamje, fytyra jote
si rrezet e diellit, si yjet e natës më rrëmbenin
botën!… Ëngjellore
ku ta gjej… mbrojtes time?…
Aty kërkoja, dashuritë e tua, i dua
ndryshimeve..,
më prek. Më prek!… Heshtjen më prek
dhe dhimbjen
ndjej ,bukurive falur, prej syve të tu.
 
Aty, po fle, pa mendime
prandaj udhëtoj,… kaq shumë
të dua dhe shfletoj!…
Dhimbjen, shfletoj… stineve
në lot gëzimi
më mbushje prandaj ngjyej
penën e dhimbjes
mbi bojë!… Nuk mbretëron
ndjenja dhe heshtja?…
Buza jote e shuar etjesh, mbi petale
e një shpirti
mes dallgësh, deti yt, valë ikur
e mbyllur
shpirtit që ngrin, mes heshtjesh
qëndronin
dhe brengat, mbysnin. .. zërin tim!…
 
Mere zërin tim
dhe kthjelloje mbi dhimbjet, t’ mos shijoj
dhimbje… të kthjellët
nuk njoha, mbi dashurinë e larë
me dielli, rrufetë
humbasin prandaj, mos akuzo.
pak dritë
pak dritë dhuronin… sytë e tu
s’ja fal askujt
veçse prehjen me të mire nuk do gjejnë!… Askund.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s