ZOTI PIKTOR / Poezi nga Odise Kote

 
Poezi nga Odise Kote
 
 
ZOTI PIKTOR
 
Zoti me siguri ështê piktor i rregjur.
Derisa retë nē formë rosakësh
fluturojne si të shpien diku,
letra lamtumire.
 
A nuk duhej të mendonin
se kur do tê binte shi,
dhe përse e kanê lënë të kaluarēn
tek e kaluara …?
 
Dy rosakë – re, përqafohen, puthen,
futen tek njëri tjetri,
se në qiell mund të duash gjithkënd,
kurse në tokë vetëm njē,
atë qē tē rri pranë.
 
Midis tyre nuk ka asnjê fajkua shtegëtues,
për këtê shkak,
një fēmijē në horizont
mban një kukull në dorē,
sepse një nënë është një tempull,
babai – një murg i gjunjêzuar.
 
Retë në formē rosakësh fluturojnë
si të shpien diku
letra lamtumire,
pasi e dinë se njê kat më lart,
dëgjohet tingulli i telasheve.
 
Po ç’bëjnë rosakët kur qielli ngrin?
 
Ikin nxitimthi vijës sê durimit,
duke marrë lejë si francezët,
paguajnë si gjermanët
dhe grinden si shqiptarët …
 
Zoti me siguri është piktor i rregjur …
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s