Poezi nga Myrteza Mara

 
Poezi nga Myrteza Mara
 
 
MIQ TË VJETËR
 
Këmbëkryq
        ulur dëshpërimi
                        mbi hijen time,
          herë e mbartë mbi shpinë,
                 herë më tërheq zvarrë.
 Siamez të ishim
             aq shumë s’do ngjanim!
 
Miq hallesh
         këmbejmë rrudha mendimi,
                     herë shtigjet i hap unë,
                                    herë dëshpërimi.
 
Eh,
          dhe në kohët e reja
          mbetëm miq të vjetër
                   dëshpërimi s’gjen dot si unë,
por dhe unë s’gjej dot tjetër!…
 
Ecim nëpër rrugë
         krrusur nga trishtimi,
                 herë shtigjet i hap unë,
                                  herë dëshpërimi!
 
 
DUHET NJË DORË
 
Një botë, një jetë, luftë në shekuj
Në luftë me natën që mbolli nata
Por emër simbol i lirisë ke mbetur
Ashtu siç e çau errësirën shpata.
 
Legjendë, histori, këngë për liri
Piskamë kushtrimi jehonë kozmike
Po the Skënderbe, ke thënë Arbëri
Po the Shqiponjë ke thënë qiell drite.
 
Mbete majë kalit si maratonomak
Vështrimi i thellë në kërkim të lirisë
Betimi dhe firmën e bëje me shpatë
Simboli i shenjt i nderit dhe lavdisë.
 
Gjurmët e kohës kanë gjak të patharë
Dhe shpata jote ka shekuj në muze
Është rrënjëzuar emri ynë shqipëtarë
Me emrin e prijësit tonë Skënderbe!
 
Shpata ka plotë, ka raketa dhe topa
Por duhet një krah, duhet një dorë
Sepse kështu ka ecur dhe ecën bota
Po ne që i dhamë botës kurorë?!
 
Ndaj përulen brezat para Teje
Të marrin frymë dhe dritë shprese
Maja e shpatës gris natën prej reje
Lavdia e Kombit- Dielli kësaj jete!
 
Emblem e kohës kur koha villte natë
Sfidove rrufet dhe mjegullat dëborë
Armët e tua: Shpirti dhe një Shpatë
Shpata në muze qanë për një dorë.
 
 
DO VIJË NJË DITË
 
Do vijë një ditë, e dashur, do të vijë
Kur qielli syve zmadhohet si perëndim
Prandaj nxitojmë të vjelim dashuri,
Se vitet që ikin nuk njohin kthim!
 
Do vijë një ditë kur do flasim me yjet,
Dëshmitarët e puthjes tonë të parë
Zogjtë do këndojnë elegji nëpër pyje
Hëna e shpirtit do çmendet duke qarë.
 
Janë në udhëtim ca mote të tjerë,
Ngarkuar si male vetëm me dimër
Ata kanë gjithçka, por jo pranverë,
Loti i mallit do mbys psherëtimën.
 
Do vijnë kujtimet e urta në radhë,
Veshur si hënë në një natë vjeshte
Do jenë si hiri i vatrës pa zjarr
Ne do i njohim nga gjurmët e jetës.
Do vijë një ditë, e dashur, do vijë,
Siç kanë ardhur për gjithë të tjerët
Por kush jeton këtë jetë me dashuri
E merr me vete edhe pranverën!
 
 

One thought on “Poezi nga Myrteza Mara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s