Poezi nga Vangjel Pici
MËSUESI
E shikon atë tufë nxënësish?
Ata janë lulet,
kopështari është në mes, nuk duket,
kur selit lulet,
e mbanë kokën poshtë,
përkulet.
GUASKA
Vala e detit nxori në ranishte
Atë vit kur qielli rridhte lot
Ajo, mbërthyer, aty rrinte
Dhëmbështrënguar, buzëgjak dhe sot.
Atë guaskë e njohin të gjithë
Dhe askush nuk guxon ta prek.
Një perlë brenda saj mpiksur
Lot i nënës që humbi foshnjën në det.