BORË BIE, BORË BIE NGADALË… / Poezi nga Shazim Mehmeti

 
Poezi nga Shazim Mehmeti
 
 
BORË BIE, BORË BIE NGADALË…
 
Borë bie,
borë bie
ngadalë,
 
laget floku,
buza jote përvishet,
 
e sipërmja përvishet,
e kuqja,
ajo,
 
buzëqeshja
çel,
lulon,
 
ndizen
sytë,
 
sytë e syve
përflaken,
 
çel
dhe syri i vogël
i dhëmbit
t’parë,
 
mbi buzë bie,
mbi buzë bie
borë e bardhë,
 
çasti dehet,
dehet dëshirimi,
 
rreh
orë e mirë
e Zogut t’Dritës…
 
 

One thought on “BORË BIE, BORË BIE NGADALË… / Poezi nga Shazim Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s