Poezi nga Valbona Kolaveri

 
Poezi nga Valbona Kolaveri
 
 
MËNGJES
 
Po vijëzon i hollë
me penelin shi
një pikturë abstraksion
me të përhimtën ngjyrë
gri
i lagësht shpirti
tek rrëshqet nën çadër
vetminë
ashtu
llapaçit gjurmët e vetes
udhës
të mbledhë vetminë
copëzat e natës
së fjetur rëndë
të varura xhamash
avuj zemre
që s’di ku fle
ta zgjojë me ekspresin ditë.
 
 
PUTHNI ZEMRA
 
Mi numëruan qindarkat
kokën ma matën me pe
Ata
të pafetë
shejtanët
të fshehur nën lëkurë djalli
sytë i nxorrën vëndit
Xhelozët
Ua numërova të vërtetat
e u luta për ta ndër Zota
tu heq gardhiqet e mëndjes
Gjeometër qiell thotë
puthni zemra
qiejt i urrejnë kufijtë
e syve që nxijnë.
 
 
BIJA E SHIUT
 
Bie shi
në anën tjetër të telefonit
bija po qan
jam gati me u ba furtunë
shpirti po më dhëmb…
 
 
NETË TOROLLAKE  
 
Netë torollake
po, po dua ti shaj
se veç të tilla janë
qeshja
ku krejt bukur mund të qaja
Në fakt,eh në fakt
ishin netë biblike
me epsh e pa takt
ku ëndrrën ta vidhnin
të linin pa jatak
ec e ndizu
shtriu reve po deshe
bëj dashuri me Zotat
e zhduki të tilla net me fis e farë
E bën
po, po e bën
në ke pak fat
me kë?
jo jo ato
ato
kishin bërë pakt me djallin
u tallën keqas
mu si një mjerane
më mbështollën disk me jorgan
me këmbë të lëna jashtë
se s’kish më hapësira gjer në re
Zotat qenë larguar
ku ëndrrat ti shtrija rehat
ose
tu thoja natën e mirë të paktën
Shëmtaraqet,torollaket
judat s’të linin rehat
Atëherē
eh qoftë për atëherë
Sot
një kujtim i keq më pak.

One thought on “Poezi nga Valbona Kolaveri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s