Cikël poetik nga Arqile Vasil Gjata
PËR TY VLORË!
***
Aty,
në Skelë e fillova jetën
me detin luaja!
Mëngjeseve të shkollës
përkëdhelesha me dallgët shkumëbardha,
disa xhixhivalle mblidhnim me shokët…
Skelar,
që vozit bregut menduar,
të kujtohet një shkëmb brënda detit,
kur ishim fëmijë?
Tani në Skelë, nën rërë ai,
i harruar.
***
Po vij qyteti im!
Dua të të gjej
ashtu si të kam përfytyruar.
Vijnë nga larg të kalojnë pushimet…
ka shumë njerëz për pushime
nëpër rrugica,
buzë detit dhe nëpër pallate
shumë vajza e djem ardhur
nga emigrimi…
***
Në qytet gjen dhe vargje nga të miat…
Dikush i luan dhe me violinë.
***
Qyteti i lirikave të mia,
lërmë të notoj mes puthjeveme,
këngët e vargut të ledhatj rivierën
e zbathur,
me grushtin tim të copëtoj
dritaret e betonuara të frymëmarrjes
dhe automobilave t’u derdhë lotët e nënave,
të pëlcas bulevardi nga bukuria e syve,
që shkreptijnë zjarr!
***
Gjithë kohën përqafova rivierën,
tërë ëndrrat me ty i gëzova
dhe qetësisë i dhamë zë
nga këngët tona.
***
Lart, mbi Llogara
Mali I CIKËS,për gjatë rrugës
jeton e thinjur Pisha Flamur.
Mbi të ngjiten e zbresin shikimet
dhe më pas vetëtimat.
***
Vlorë…
Të shoh të ngrysur, me fytyrë të lodhur
dikur, vajzat e djemtë e tu bukurinë
tënde mbanin nëpër duar
***
Kur ika nga Vlora
e kyça detin në gjoksin tim,
të mos dëgjoheshin jashtë meje rënkimet.
Kur më merr malli për të
shtrydh gjoksin
t’ia dëgjoj këngët e fëmijërisë.
***
Eshtrat m’i mbillni buzë detit,
…i bukur do ishte varri im!!
***
Të gjithë kemi harruar të qajmë,
m’i vodhën lotët
njerëzit e tokës time.
PRANVERË MAJ 2022..