Poezi nga Mirela Leka Xhava

 
Poezi nga Mirela Leka Xhava
 
 
Nata e katedraleve në Saint-André
 
Natën e katedraleve reminishenca ndez qirinjtë
tej ngjyrave të shandanëve, atyre të ferrit,
nën kupolën e ndriçuar me aureola engjëjsh e djajsh
përgjakur syve të Krishtit, zemrën dhe më shumë
gjembat i shpojnë ballin, hapin veçse plagë
 
Ç’paradoks, gjithsesi, qiell e tokë në të kundërta që tërhiqen
spiritizmi dhe trupi në një pentagram të zverdhur
ekzekutuar me frymën e shenjtë liturgjike
të Orgues* që shkund pluhurin mijëvjeçar të gurëve
martesës së pafat në Saint André katedrale
të ëmblës Aliénor d’Aquitaine* e Louis VII- shtatë,
dhe më duket se shoh komplot franc- maçon*
fshehur buzëqeshjes së skulpturave biblike
ndërmendjes Opus dei* , personazhe të Dan Brown…
 
Ekstaza tingujve ngrihet e bie në tokën e dehur
shkundur nga kurthet në mëndjet e fshehura.
E pamundur, atëherë komplotistët ishin vetë mbretërit…
Jashtë kthelltësisë së qiellit vibrojnë yjet
ndoshta nga jehona e simfonisë 9 të Bethoven.
 
Këmbana e katedrales bie në mesnatë.
 
Orgues*-instrumenta të mëdhenj frymorë tubash, bashkë me organon ku ekzekutohen himne pastorale, të cilët bëjnë zhurmë të lartë.
 
 
Pulëbardhat preferojnë bregun
 
Mbrëmjeve, në mes të detit, peshkatar i vetmuar
rrjetat hedhur për të zënë peshqit
nën vëzhgimin e sirenave të legjendave.
 
Cigarja shuhet fundit të detit, një kollitje guackash
ca pluskime që luhaten mbi ujin e kripur
valezuar rrahje flatrash nga pulëbardhat.
 
Natë e gjatë, peshkatari, sirenat e fshehura, deti
Agimin kthen zbardhjen e pritur, drejt tokës
Pulëbardhat preferojnë bregun…
 
 
Kulla e Pizës
 
Të tjerët bëjnë foto, të mahnitur
buzëqeshin para saj, pa ia njohur dhimbjen
dyqind vjet për tu ngritur, mermerit të rëndë,
që e fundos pak nga pak çdo shekull.
 
Hyjnisht brenda vetes mban ende epokën romake,
nisjet dhe ardhjet nga betejat e përgjakshme,
tretur ne një qiri të ndezur,
mbase dy,mbase pese a më shumë.
Të rënda mëkatet për të gjallët,
Të pashlyeshme faljet për të vdekurit
Statujë e fildishtë, paradoks.
 
 
Sahara
 
Pikut të gushtit, rëra djeg ecjen deri në breg
Është larg bregu, dhe më larg deti.
 
Ndërsa unë, i fus gishtërinjtë thellë rërës,
nis udhëtimin në qendër të tokës
të krijoj oazin e gjelbërt,
të mbjell pemët e mollëve,
palmat, dhe zambakët e bardhë
të ngrej kështjellën e rërës.
Dhe pse e di
që stuhitë e Saharasë
kanë për ta shembur, pa mëshirë.
 
Pikut të gushtit, rëra djeg ecjen deri në breg
Është larg bregu,dhe më larg deti.
 
 

 

 

One thought on “ Poezi nga Mirela Leka Xhava

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s