Poezi nga Vladimir Muça / Shkëputur nga vëllimi poetik “Zërat e shpirtit”

 
Poezi nga Vladimir Muça
 
 
LODHJE MËRGIMI
 
Kur ndizen yjet në perendimin grinatë
E rrezja e fundit më thotë lamtumirë,
Seç më kërkon shpirti nën hijen lofatë
Vendlindjen braktisur si Shën Vladimir.
 
Pyllit të ëndrrave ngjitem përpjetë,
Si fëmija dikur, me të çmëndurin shpirt;
Në kroin e Gogajve në, GOGLE internet,
Me lot laj fytyrën, një copë shpirti ngjiz.
 
Kafshoj lodhjen, mërzinë si askushi,
Shtyrë së koti me shpresë si nga mot;
Nga ylli në yllë çapitem si kukuthi,
Rri e mbaj vesh lodhjen si në mort.
 
Gjithçka të dashur e kam lënë larg,
Vendlindja më zhurmon me gjuhë rrëkeje,
Nga Suhë e Buretos, i gjallë si astrolab
Më gjykon gjyshi me zë prej rrufeje.
 
 
IKJE
 
Nxitimthi po ikën palcë e kombit,
Vendi mbeti si një skërfyell;
Erërat me muret lozin pekaxinkthi,
Asnjë përfytyrim mëndjen s’ma ndjell.
 
Po ikën argjendari, shkencëtari, vreshtari,
Palca si lumi në shkretëtirë u tret;
Në shpirt të kombit po shuhet zjarri,
Katallan po zgjohet thëllim i sertë.
 
Nuk ka më diva për ta goditur,
Hije po bëhemi, si dritë në tropik;
Dielli i jetës keqas përzhitur
Po mbyt vetëveten si hiri kozmik.
 
Mes dhimbjesh ikën palcë e kombit,
Lanadredha trupin po ja mbyt,
Shpirti, shpirti si pllajë e Gobit
Po shfryn mbi bijt me tërsëllimë.
 
Kjo ikje mbi atdhe shpërfytyrim po ndjell
Mes nesh, me lojën e egër të konfliktit,
Dhimbjen dhe të vdekurit e ndjejnë
Si dhimbja e gozhdëve të Krishtit.
 
 
IKJA E REFUGJATËVE
 
Ata ikën
Deti inatçor
Tallazonte mëngjesin.
 
Nga ikja e tyre
Asgjë s’kish mbetur:
Veç gjurmë e gomonës mbi rërë
Dhe dy shapka,
Në tallazitje mbi dallgë
Drejt gjolit të nisjes.
 
Nga vëllimi poetik “Zërat e shpirtit”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s