ASOKOHE / Poezi nga Nikolla Spathari

 
Poezi nga Nikolla Spathari
 
 
ASOKOHE
 
Shumë vite ranë,
Me gjethet e elbarozave, në udhëtime vjeshtash,
Nën qiej të plumbët vitesh, erdhi një pikllim,
Zbritii në muzgjet tona të lumtura
Dhe hodhi këtë harrim?!
 
Asokohe,
Të gjitha perëndimet e liqenit
U bënë vetmi,
Elbarozat kishin zgjdhur të pëqafojnë vjeshtën,
Me karvane reshë ngarkuar me shi.
 
Po zogjt shtegtarë,
A do vinin te vetmia ime,
Si përherë?
Sigurisht do të vinin, se edhe mbi vetminë mbaja një diell,
Që, tek elbarozat, do të sillte pranverë…
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s