Atë që dua apo atë që duhet! / Nga: Eva Gjoni

 
Eva Gjoni
 
 
Atë që dua apo atë që duhet!
 
Të derdhura të dyja në një gotë verë.
Vendosa ta pi që të zgjedh, gëzuar i tha dhe vështrimin e hodhi në lëngun e kuq i cili ngadalë po lëkundej nga dora e saj. Filloj ta pinte qetësisht donte ta ndiente si i prekte gjuhën, kordat e zërit, u jepte ngjyrë tingujve të saj. Futej thellë në trup dhe çdo gjë ndryshonte, damarët përjetonin një drithërimë të ëmbël ndërsa truri shtriqej qetësisht i hapur për tu dhënë pa barjera,i lirë larg ndërgjegjësimit të cilin e kishte mbyllur për ta liruar me vonë, ishte mësuar me pushtetin e saj, varësia ishte bërë domosdoshmeri. Kjo lloj gjendje ishte nevoje , si një valvul shpërthyese për ta qetësuar nga rrutina tensionuese e jetës.
Nuk ishte një çudi në këtë gjendje, ishte e vërtet dhe kjo e bënte të ndiente veten.
Kishte kuptuar që duhet të rregullonte rrëmujën brenda vetes, si një shtëpi kur çdo gjë është në vend të vet, duket më e madhe dhe me dritë.Kështu rrëmujë si ishte nuk kishte vend për asgjë, largonte çdo gjë ti afrohej .Rrallë ndalonte të vlersonte veten dhe sa mirë ndihej kur e bënte. Lëngu i kuq tani gjendej në gjithë trupin e saj, gllënkën e fundit e mbajti gjatë në gojë, me buzët e zgjatura mendonte,mbasi e gëlltiti vendosi të bëj atë që donte, duke filluar të vendoste rregullin brenda saj.
Ju drejtua duke e parë në sy.
Unë i ndiej symbyllur si ndryshojne floket e tu.
Të lagura sapo dal nga dushi janë sfidues.
Ashtu si ndiej të jenë ndryshe të lagura nën shi.Të butë më ftojnë t’i prek qetësisht.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s