Kalendari poetik: Igor Severjanin (Игорь Северянин) 1887-1941 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Igor Severjanin
 
Kalendari poetik: Igor Severjanin (Игорь Северянин) 1887-1941
 
Poet rus, emri i vërtetë i tij Igor Vasiljeviç Lotarjov, u lind më 16 maj 1887, në familjen e një oficeri të perandorisë ruse. Pas ngjarjeve të përgjakshme të revolucionit bolshevik të vitit 1917, u largua nga shën Petërburgu për në Estoni, ku qëndroi deri në fund të jetës. Vdiq nga zemra në Talin (Estoni) më 20 dhjetor 1941, kështu që nuk përjetoi pushtimin e republikës baltike të Estonisë prej ushtarëve të Stalinit. Duke shfletuar poezitë e tij më bënë përshtypje disa që u kushtoheshin poetëve të tjerë rusë, si Ahmatova, Majakovskij, Esenin, Gumiljov, etj… Ua, thashë me vete, njësoj si tek ne…
Ja një poezi nga Severjanin në 135 vjetorin e lindjes:
 
 
MUNGON DIÇKA (Чего-то нет)
 
Kam nevojë të shkoj gjëkund,
Ama të shkoj larg, sa të mund
Dikë ta vështroj drejt në sy,
Dhe të jap shpirt, të vdes aty.
 
Do të këndojë ndonjëherë,
Ndoshta një bilbil në pranverë…
Diç në këtë botë mungon,
Diç që të më thotë: “Jeto!…”
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s