Poezi nga Maram Al Masri
GAZA
Amësia: Palestina
Atësia: Bota
Mosha: e lashtë sa Toka
Profesioni: Mbijetesa
Atje poshtë
Çdo ditë një njeri
Dhe një nënë që sheh tek ai,
Si çdo nënë
Një qënie të dashur e të bukur
Përgjakur
Shtrirë mbi një vig
Në vend që të jetojë dhe të plaket
Si banorët e kësaj bote
Gaza krijon:
“Barku im, bartës i jetës, i çarë
Si trupat e prindëve të mi, motrave, vëllezërve
Dhe fëmijëve të mi.
Në vend të dhuratave,
Nën pemë,
Trupat e tyre
Mbështjellë si dhuratë nga vdekja.
Në vend të dritave shumëngjyrëshe
Si ato që rrugët e botës ndriçojnë
Rrugët e mia,
Nga bombat ndriçohen
Në vend të ujit,
Nga rubinetat
Gjaku i adoleshentëve të mi rrjedh.
Edhe minjtë, kanë uri dhe etje në shtëpinë time.
Shkatërrim,
Shkatërrim.
Ulërimë,
Ulërimë.
Por në veshët e qiellit nuk arrin,
Ka pushim për festat qielli
As në sytë e profetëve
Sepse po ndjekin
Një ndeshje futbolli.
Dhe unë po vdes,
Po vdes,
Po vdes.
Dhe askush
Nuk nuk nuk nuk nuk
Nuk e çan kryet.”

© shqipëroi Maksim Rakipaj