Kalendari poetik: Tudor Arghezi (1880-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Tudor Arghezi
 
Kalendari poetik: Tudor Arghezi (1880-1967) 
 
Shkrimtar dhe poet i njohur rumun, u lind më 21 maj 1880 dhe emri i vërtetë i tij qe Ion Theodorescu. I njohur më shumë për poezitë dhe librat për fëmijët. Shumë poezi të tij, mes tyre edhe këtë që ju paraqes sot), i solli në italisht poeti i madh italian Salvatore Quasimodo. Ja një shqipërim në 142 vjetorin e lindjes së poetit të shquar rumun:
 
 
PASIGURI
 
Shoh të varet në dritare
bar i kaltër i qiellit.
Nëpër mijra fije
zbresin të pafundme yjet.
 
Shpirti mu si një sfungjer
thëthin lotët – e ngadaltë
të yjeve – një nga një,
të bardhë, të ndritshëm e të drithshëm.
 
Push i mërzisë sime
natën me trishtim vishet,
qerpikët e Zotit
mbi penën time bien.
 
Hap librin: libri ankohet.
Kohën kërkoj: kohë s’ka.
T’ia marr këngës do të doja: por s’më këndohet,
shoh që jam, pastaj s’jam.
 
Mendimi im, i kujt je ti mendim?
Nga ç’rrëfim a thënie,
më vjen në mëndje që, ndoshta,
kudo paskam marrë pjesë?
 
Shkruaj këtu, pa kujtesë
një zë të çuditshëm duke mbajtur vesh
nga këneta dhe pemishtja
dhe firmos:
Tudor Arghezi.
 
(përktheu në italisht Salvatore Quasimodo)
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s