FLISNI SHQIP (Monolog) / Poezi nga Isuf Sadriu

 
Poezi nga Isuf Sadriu
 
 
Monolog
 
FLISNI SHQIP
 
Sa herë flas e shkruaj me ju, kam përgjegjësi për fjalët, gjuhën, atë të folurën edhe të shkruarën…
-Uaaa…, “na u dashka” të flasim në gjuhët e me fjalët e huaja para se të flasim shqip…?! E kuptoni se sa e thellë dhe e pasur është gjuha jonë!? E dini mirë këtë…, të gjithë e dini…?! Kjo është gjuha më e vjetër…, është e para gjuhë e më e thella e rrënjës së “Trungut gjenealogjik”…
O njerëz, o njerëz…, flisni shqip, ngase shqipja është shenja e parë e kombit, më e pasura me fjalë të rrënjëve tona, ndaj, përjashtoni fjalët e huaja!
Përse të themi eksperiencë kur mund të themi përvojë, përse abrogim, abrogoj, e i abroguar, në vend se: shfuqizim, shfuqizoj, i, e shfuqizuar.
A thua, mbeti ndonjë fushë pa u mbushur me fjalë të huaja?! Ç’ sensacion na qenkësh kjo fjala sensacion…, po e merrni vesh ju…, unë s’po e marr vesh?! Nxënës, pyetni mësimdhënësit tuaj dhe kërkoni nga ata që t’jua sqarojnë terminologjinë e huaj, ta përshtatni bashkë me gramatikën tonë… Para se të shkoj nga kjo skenë, më lejoni…, se dua t’ju them edhe një shqetësim: Po kuvendet e shteteve tona shqiptare, ç’po bëjnë për gjuhën, po e zbatojnë atë në praktikë, në të folur e në të shkruar…!? Ju lutem, shkruani e flisni shqip!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s