Kalendari poetik: María Mercedes Carranza  (1945-2003) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Marìa Mercédes Carranza
 
Kalendari poetik: María Mercedes Carranza  (1945-2003)
 
Poete, gazetare kolombiane, u lind 75 vite më parë në Bogotá (Kolombi). Ishte fëmija i dytë ndër katër në familjen e Eduardo Carranza, poet dhe diplomat kolombian. Meqë i ati qe atashe kulturor në Madrid, Marias i takoi të kalonte fëmininë në Evropë. Në vitin 1958 familja Carranza u rikthye në Kolombi. Maria studioi gjuhë të huaja, pastaj filozofi dhe letërsi. Ndër punimet e saj të para qe promovimi i shkrimeve të poetit kolombian José Asunción Silva. Në vitin 2003 komunistët kolombianë të organizatës terroriste FARC, vranë dy miqtë e saj të ngushtë si dhe rrëmbyen vëllanë e saj. E shqetësuar, e tronditur nga fati i tyre vrau veten më 11 korrik 2003.
Ja shqipërimi që përzgjodha sot:
 
 
POEMË FATASH
 
Jam e bija e Benito Mussolinit
dhe e një aktoreje që në vitet ’40
këndonte “Giovinezza”.
Hiroshima ndezi qiellin dhe te djepi im
mbrritën Fatat e egërsuara,
një burrë me ca fletë të lëmuara
ku qenë vargje për dashurinë dhe vdekjen;
zëri i furishëm i Pablo Nerudës;
me kurorën e tij prej hiri, Oscar Wilde
i bukuri i mallkuar,
foli për shkëlqimin e Jetës
dhe joshjen vdekjeprurëse të Humbjes;
dikush gërthiti “vdekje inteligjencës”,
por atë çast Albert Camus
thoshte fjalë që qenë çelik e zjarr;
Pasioni digjej në ballin e Mishima-s;
një hije e panjohur apo maskë
vendosi në zemrën time Parajsën e Humbur
dhe një varg:
“prej brishtësisë sime jetën humba”.
Shi i trishtë binte në Vallejo
shuhej nga era zjarri i Porfirios;
në ajër breshëri plumbash
që shkonin nga Cùcuta në Leticia, kryqëzoheshin
me topat e “Casablabca”-s
dhe fjalët e një kënge mallëngjyese:
“Ndërsa koha shkon,
një puthje është veç një puthje…”
 
Kështu ma dorëzuan botën.
Këto tmerre, muzikë dhe shpirtra
shenjuan ditët dhe ëndrrat e mia.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s