Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
ME SYTË E MENDJES SHIJOJNË URTINË
-lexuesit
 
N’majë të gjuhës fjala si n’ sqep të zogut
shndërrohet në tinguj që të bëhet germa
gjethi i blertë si fletë e pashkruar dridhet
nga pesha rrokjeve,e shqiptimi i tingujve
 
Ndërrimi stinëve fëshfërin me gjethnajën
shkruar me sqepa zogjsh e pena poetësh
zërat derdhen me urti në gjethe të verdha
të lëshojnë fryte si pemët deri sa të tretën
 
Zhveshja tyre si e hirit nga zjarri i mbetur
ftofshëm flet me heshtjen shkrirë në letër
e lexuesit që e thithin me sytë e mendjes
lexojnë e shijojnë urtinë, si bleta nektarin.
 
 
DASHURIA KËRKONTE ÇLIRIM
NGA FRIKA
 
Ndizet një rrufe në qiellin e vranët
stuhi e egër në errësirë fiton dritë
flakë e saj djeg pëlhurën e kaltërt
rrëkeja që ha dheun nuk i trembet
 
Në krahët e mi mbyll sytë shpresa
pret që horizonti të vezullojë dritë
qëndron pareshtur e frikëdorëzuar
me trupin mbështetur,-durimplotë
 
Më kujtohet nata më e frikshmja,-
                  dhe më e dhimbshmja
dridhjet e tua të ëmbla dhe tragjike
dallgëzonin gjoksit,ofshaje hidhur
dashuria kërkonte çlirim nga frika.
 
 
PESHA E DASHURISË
 
Zjarr të pashuar mbart dashuria
dhe zemrat ndizen po nga zjarri
sa herë që shkaktohen dhimbje
pesha e saj nxjerr lotë nga syri
 
Dhe sytë përndizen nga përballimi
kur depërtojnë deri në thellësi
pushteti i peshës qendër vështrimi
që të ndez e magjeps me mrekulli
 
Pesha daahurisë forcë misterioze
në çast të tërheq e bashkon në sy
edhe nëse sytë u janë të shteruar
derdh dritë të amshuar dhe mirësi
 
 
FLIJIM KËRKOHET SËRISH
 
I pandryshuar mbetesh porsi guri,
zemra të ruan të jetosh denjësisht,
flijim prapë duhet të ringrihet muri
aty ku enkas e shembin pabesisht.
 
Dora të gdhend e të ngre në lartësi,
atje ku krenaria jote këtë dëshiron,
shkallëve të jetës pa shkelur asgjë
e te pragu i derës ndarja të rëndon.
 
Dhe me dhembshuri zemra të ther,
për humbjen s’do kërkosh mëshirë,
i pandryshuar do t’mbetesh, si gur.
 
Në tokë, edhe nëse vdekja të merr,
për t’u ngjitur lart është e vështirë,
flijim tjetër duhet të ringresh mur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s