Kalendari poetik: Natalja Gorbanevskaja (1936-2013) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Natalja Gorbanevskaja
 
Kalendari poetik: Natalja Gorbanevskaja (1936-2013)
 
Poete, përkthyese dhe veprimtare ruse, u lind më 26 maj 1936 në Moskë. Ishte njëra ndër themeluesit e linjës Samizdat, që merrej me botimin ilegalisht të veprave disidente. Në vitin 1968 mori pjesë në manifestimin e Sheshit të Kuq kundër pushtimit të Çekosllovakisë. Në vitin 1970, një gjykatë sovjetike e mbylli për “mjekim të detyruar” në çmendinë. Pas dy vitesh, e nxorrën nga çmendina dhe në vitin 1975 u largua nga BS dhe u vendos në Francë. Në Paris, me kërkesën e saj, iu nënshtrua kontrollit të mjekëve psikatër francezë, të cilët deklaruan se Gorbanovskaja ishte mbyllur në çmendinë për shkaqe politike, jo psikike. Mbeti pa shtetësi deri në vitin 2005 kur qeveria polake i dha shtetësinë, si qytetare polake. Ja një poezi e shkurtër nga disidentja ruse:
 
EPIGRAF PËR CENSORËT (Эпиграф к рецензии)
 
Tek shefat lart, nuk shkonit rastësisht
për idenë e pastër dëshpërimisht,
ju kujdestarët e kokave boshe,
pushkatarë dhe me pushkë pas koke.
 
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s