Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 
Poezi nga Rudina Muharremi Beja
 
 
HIRUSHE
 
Ti fle në anën tjetër të botës
ose ndoshta, kaq afër frymës sime,
dhe unë ëndërroj!
Vazhdoj ta ndihem gjithnjë Hirushe
e cila për një çast vesh këpucën e xhamtë:
yjet ndien të zbresin në shpirt,
e dashurinë
në frymëmarrjet e pabindura.
 
Sa keq që në krye të orës,
lënduar,
sheh ëndrrën të copëtohet.
 
 
PASTAJ!
 
Më pas
boshllëqet e ditëve të mia u mbushën,
u zhduk hidhërimi në vena
fjalët kërcyen nëpër erë
dhe vargjet,
deri mëngjesit herët
duke shkurtuar netët.
 
Thembrat u dogjën nga dëshira për të vrapuar,
drejt draprit të hënës,
që duket sikur mban pezull një ëndërr
jo më të paarritshme.
 
 
 
MË TREMB
 
Ti më tremb kur flet për veladonë të zinj
e për një lundër që kalbet liqenit të tharë
lopata të shtrembëra që s’ të çojnë askund
e një shpresë që meket në damarë
 
Ti më tremb, kur mbyll dyert e zemrës
për t’ i flakur kujtimet, përgjithnjë
Unë pushtuar mallit do risjell oazin
që velat e heshtura të përkunden mbi liqen.
 
 
HIJET E KOHËS 
 
Trëndafilët s’ kundërmojnë si më parë,
zogjtë këngët i kanë ngatërruar
ndërsa honet, thellohen…
 
Thellohen e ngrenë re mjegullash
kujtesat drithshëm për t’ i përmbysur
ndoshta, për të na bërë më të padukshëm.
 
Skutat e shpirtit pamjet zbehin,
teksa bota shfaqet më e largët
si gjithmonë, shpërfilljes së hijeve të kohës.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s