Poezi nga Mercedes Gega  

 
Poezi nga Mercedes Gega
 
 
Është e shtunë…
 
Mëngjesi ngatërrohet nëpër këmbë
si çarçafë mëndafshi
në skajë të shtratit të kohës
Ti fle…
Unë të ruaj ëndrrat.
Mes ujrave të dritës
fytyrës tënde
Mbledh zambakë të bardhë psherëtimash marsi
Dhe vishem e gjitha pranverë!
 
 
Pranverë sërish
 
Pranvera erdhi përsëri…
Sa mirë!
Një arsye të fillojmë nga e para sërish!
Ajo është vetëm një fëmijë
Dalë nga mitra e syve të lirë…
Pranvera, fëmija im
ka mësuar të ndez vetë
qirinjtë e të nesërmes së tij.
 
 
Kaq të dua
 
Ti larg je tani
7 qiej ndrojtje na ndajnë
Unë hënat e plota i ndaj në dy pjesë
Me hurma i shartoj çdo janar.
 
Çdo vjeshtë kur rruga të te të sjellë këtyre anëve,
ndalu një grimë çast
Çdo hurmë pret të të thotë: “Të dua”
Çdonjërën ti shumëzoje me shtatë!
 
Kaq të dua!
E te nesërmen nga fillimi prapë….
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s