Alfonsina Storni
Kalendari poetik: Alfonsina Storni (1892-1938)
Sot, më 29 maj, është dita e lindjes së poetes, dramaturges dhe gazetares argjentinase Alfonsina Storni. Kur ishte katër vjeç, familja e saj u çvendos për arësye ekonomike nga Zvicra (Zvicra italiane, kanton Tiçino) për në Argjentinë. Në vitin 1935 mjekët i diagnostikuan një tumor në gjoks; e operuan dhe i hoqën një gji. E keqja e dëmtoi më rëndë nga ana psikologjike; fundi i saj tragjik erdhi me vetvrasje duke u mbytur në det në moshën 46 vjeçare.
Bashkë me poetet e tjera latino-amerikane Juana de Ibarbourou, dhe Gabriela Mistral përbën treshen e poeteve më të mëdha në Amerikën e Jugut. Ja përzgjedhja ime nga shqipërimet në 130 vjetorin e lindjes së saj:
PARANDJENJË
Kam parandjenjën se pak kam për të jetuar.
Kjo koka ime një furre i përngjan
që pastron e shkrin,
por pa rënkim, pa një shenjë tmerri.
Për të vdekur, një pasdite pa re kërkoj,
dhe nën një diell të kthjellët
nga një jasemin i madh, në nepërkë e bardhë të dalë
dhe ëmbëlsisht, mu në zemër të më kafshojë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj