OPINION… / Nora Halili

 
Nora Halili
 
 
OPINION…
 
Perceptimi është çfarë sjell gjendjet, dhe gjendjet janë zhaner ku luhen fatet tona. Në më të mirën e rasteve janë drama, në më të keqen tragjedi. Në raste specifike jemi objektivi i perceptimit. Gjithë çfarë ndodh, është një zhurmë fantazëm, mbytëse, që në kulmin e zhvillimit bëhet, konkrete, e prekshme, ka dhe shije… Asgjë dhe askush nuk mund të ndryshojë botën e brendshne të një individi në konflikt me veten dhe çfarë e rrethon, qofshin individ apo dhe fenomene. Asnjëherë nuk munden njohuritë tona ti paraprijnë një shperthimi shpirti, aq më pak një revolte mendimesh. Ndodh dhe kaq!
 
Pikërisht kur papajtueshmëria bëhet arsye, argumentat bindës shterrojnë…Nuk kemi të bëjmë me absoluten, është relative përballja, pasi shkak-pasojat janë diverse tek individet. Shpesh jokoshienca është ajo çfarë na orjenton drejt veprimesh, reagimesh, të papranushme, të denushme. Gjithë sa ndodh në moskoshiencë ka një pikë fokale që e nxit, kjo pikë është dhe starti drejt një finishi monstruoz…Nuk duhet dhe nuk mundemi të gjykojmë në këto rrethana, pasi njeriu shpesh është skllav i bindjeve, egos së tij, e jo rrallë viktimë e një shoqërie paragjykuese, mes dy botkuptimesh, primitives dhe civilizimit. Në të tilla momente, nuk jemi, nuk dimë, por veprojmë si një mekanizem ku vetem për ndienja nuk mund të flasim.
 
Duket disi e çuditshme, dhe nuk dimë, dhe veprojmë, por kjo është ajo faza e errëzimit të logjikes. Në intervalet kur truri është i mbytur në mendime negative, gjithë energjitë orjentohet në dy paralele. Aty obsesioni na pëtcakton viktimën, ose veteviktimizimin, ndersa opinioni na shtyn drejt zgjedhjes. Kur të dyja këto paralele gjejnë pikë takimi në krim, atëherë nuk ka vend për gjykim, vetem pranim të një skeme makaber, ku pika fokale mbyll ciklin e saj…as psikologët me të mëdhej nuk mund të kuptojnë, momentin deçiziv të shpërthimit, derisa ky na prezentohet në formën më monstruoze të vrasjes…dhe pëseri konkluzionet i gjejmë në opinion…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s