Poezi nga Behare Daja Kasa

 
Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
***
 
mbi kët’ thep
valbona krenare rri e m’vështron
me bisht të synit
e indiferente m’kalon përposhtë
 
përlart dielli në dymbëdhjetë
i dërgon sy më sy
do vështrime çapkëne
k’tij shtrati të rr’pirë
k’tij shtrati rebel
që veç njomet me ujnat e veta
e laget
e qullet
gjer në themel të femnisë
 
e unë në bisht t’shtratit
kqyr çdo shkumdallg’ të kreshpruer
e si lubi hap gojën
me e pi
me e pi
me e pi
pa ngi
 
por oh
harbojnë dallgët nën kâmbt e mia
e unë tretem në kreshpnin’
e tyne të marrë
njësh bâhem me vështrim’n e tyne
e s’po di me dal
 
të marra si unë dhe këto dallgë
inatçore në kulm
tekanjoze
të egra
si unë
 
por ato nuk e dinë
se mrena shpirtdallgës
fle një sy gruje
që nuk dremit
kurrë
kurrë
kurrë
 
hypnos
më emnoi zëvense të tij
e me lulkuqe n’dor’
valbonën po du
me e vu n’gjumë
 
ato nuk e din’ që grat’ e lumejt’
janë pjell’ hyjnish
 
…ato nuk e dinë k’të fakt…
 
 
***
 
Një vijë e hollë sonte hëna.
Ndoshta po lan mëkatet e netëve,
Tek mbushur përplot,
Kalon në orgazmë qiellore
E krejt qiellin
E spërkat me dritën e yjeve.
 
…e artë kjo ndjesi…
 
 
Çaste të çmendura
 
Nuk e di si fillon momenti kur nis të çmendesh
E me çastin të shahesh, a mik përjetë ta zësh.
Më çmend ulërima e frikshme e ambulancave
Dhe fishkëllima e policëve rrugorë gjithashtu më çmend.
 
Më çmend një cicërimë zogu mbi degë,
Tek hijshëm më ndjell me zërin magji.
Më çmend dhe një lule e pafajshme nën dorë,
E dhuruar me shumë dashuri.
.
..më çmendin sidomos gjestet që bukur përcjellin çmenduri…
 
 
zyrtarit
 
për çdo natë
makbethi thur intriga të reja
e me thikë pas shpine
si rrjetë merimange
për hir të pushtetit
planifikon vrasjen e radhës
 
era e gjakut akoma i shpon hundët
e në ëndrrat e tij mizore
pendesa akoma kamuflohet me aktin
 
çdo kohë ka makbethët e saj
makbethët modernë
veç me të vetmin ndryshim
thikat e vërteta janë maja lapsash
e vula zyrtare.
 
Spartaku gaboi që kërkoi lirinë
për një grusht parash u krye tradhtia
ku është liria?
 
zot
sa të fuqishme e bëre paranë
e njeriun sa të dobët
para saj harron miqësinë
e nudo ia zhvesh karakterin
 
…me gjuhën jashtë eksitohet
e seks të ndyrë bën me paranë…
…zyrtarit…
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s