Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

 
Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa
 
 
Mallngjimi!
 
At’her rrinte tue kundrue at’
jermin e saj nër pështjellime symbylltas,
fëshfërimën e frym’s nër floknaja t’shum’ ngjyrta!
 
Rrinte tue pa do orë t’kalueme,
se si e dëshirojshin poshtë andrrave t’mshehta,
se si e kundrojshin nën qerpikë t’laguna lot!
 
E shikonte me mote t’tana,
kur kjante hana a kur delte ylberi i ram’ n’det,
njashtu edhe kur mshehej n’ zemna thellë!
 
Mshehej n’frangji tue pamun lazdrimin e saj nër fustanella t’bardha,
kur shkelte lehtë mbi lëndina plot lulëkuqe,
kur shtrihej e ma s’dukej tue dridhue andje.
 
Vrente mallue flijimet kushtue asaj,
raniet dhe kujat ma t’bukra n’shekuj,
vrente vedin sarkofag për të,
ku ku!
 
Tue ledhatue formën trupnore t’saj,
tue e msheh prej hasmit,
tue e hedh nër dallgë t’nalta me u kthye n’valë,
tue e m’shtjell me uzdajë afshesh,
tue e përpi për me ken’ jet!
 
E kundronte me sy t’shklyem n’mëngjeze kur shikohej n’pasqyr’n e syve,
mallngjehej n’përjetim mbramjeve tue pa pas kristaleve që llamburitnin shpirtrat e thyem n’përgjnim,,
ngujohej gjithmonë për fatin e vet nën dhe t’shkret!
 
Sa shumë e dojshin, e dëshirojshin,
zogjtë zgavrave t’thella,
pemët shikimin qiellor,
njerëzit frym’n e saj!
 
Koh’n e saj me zgjue,
zanin me ja tingllue,
kurse at’ mos me ni’ askurrë.
 
E vrente ajo gjith’herë n’vaj,
padashninë karshi saj,
fundin e pafund t’vetes.
 
Ja k’shtu e vrente,
vdekja dashunin’!
 
 
Ujëza!
 
Ata,
nuk flisnin asnjëherë veç komunikonin pa zë,
me dritëza shikimi,
urrejtje a dashuri,
një moskuptim i vjetër ky.
Mëngjeset lindnin ndryshe për secilin,
diku një fushë gri i ndillte në mjegulli,
diku një hon i thellë rrezet kryqëzonte në pabesi,
sepse nuk shkëputeshin dot këtë askush nuk e dinte,
veç zotit lart.
U bë një rrjedhë uji që gjeti nën gurë e drurë kalime të vrugëllta,
u bë një shkëmb i thërrmuar edhe ai,
pa fjalë me gurëza që nën rrjedhën e saj,
gurgulloi pengje përqafuar me dëshirë.
Ujëza tashmë ecte lumturisht mbi gurëza,
udha tashmë ishte përcaktuar nën pragje
që vetëçaheshin me dëshirë,
ato gurëzat e pendimit pluskonin veç spektatorë.
Mbi dritën e ujëzës shelgjet shekullore lotonin ndjesën,
ujëza ecte qetë, tashmë kishte një ogur,
diellin mbi sy,
gurëzat u bënë ranishtë për brigjet e saj,
ajo u bë rrjedhë për ekziszencën e tij.
E përsëri dielli lindtte ndryshe për të dy,
një tingull Bethovian udhëtoi me ujëzën,
një marsh i Lisstit ushtoi brigjeve,
ndalesë e kotë,
lotët e shelgjeve kripëzonin sirenat e mbetura aty,
tek shihnin ujëzën që largohej.
Ujëza tashmë largohej duke puthur brigje të tjera,
por duke mos ndalur tek asnji,
ranë flokëza bore, ra edhe shi,
dhe margaritarë nga qielli ranë,
ra edhe një yll mbi ujëzën natën me hënë.
Ajo prapë nuk ndali sepse e priste ai,
deti,
i pamati në dashuri,
i pamati në drejtësi,
veç guralecët rrugës ishin bërë rërë dhe në det e prisnin tashmë të penduar për një mëngjes të njëjtë.
Ajo nuk pranoi kurrësesi,
kishte tashmë mëngjeset e saj,
u konvertua në dallgë!
 
 
 
Kur bien ëndrrat nën shi!
 
Me shi ky mëngjes i trajtttë,
koha rutinën e saj ka,
zgjohemi nën rënien e saj mbi tokë,
toka një zgjedhje ka!
 
Të gjitha janë nën pushtetin e shiut,
dhe lulet e kumbullës dhe zogjtë e fshehur,
veç ëndrrat rebele përzien mes shiut,
vallëzojnë paktin mes natyrës dhe njeriut.
 
Kush nga ato diktoi imazhin qiellor,
këtë veç Dimri i Shtrausit e di,
në mes të shiiut bie dëborë,
lëshuar nga ëndrra ku fshehur je ti.
 
Rrallohen pikat tekanjoze të shiut,
qerpikët lëvizin disi,
një botë e tërë që ëndrrën po mbyll,
po mbyll romantikën nën shi.
 
E kotë që shiu të jetë fajtor,
e kotë pafajësia e ëndrrës,
të dyja të lidhura në një fat,
bien nga thellësia e qënies.
 
Shi që zbukuron tokën me ëndrra,
vajzat fustanbardha ecin mbi to,
apoteozë e kohës le të jenë,
endrrat e lagura dhe shkeljet vajzërore.
 
Le të mos pushojë kurrë ky shi,
toka e ëndërrzuar me pamje magji,
ku rënia ka peshën e dëshirës,
ku për herë të parë toka ka pamjen njeri!
 
Një mëngjes gri me shi,
ku ëndrrat po bëjnë pulitjen e fundit nën qerpikë,
aty fillon zhgënjimi i përkunfërt,
i asaj që duhet të shndrrijë.
 
Pas shiut bien zogj qiellorë,
që ngushëllojnë lotët e ëndrrës!
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s