Poezi nga Haxhi Muhaxheri

 
Poezi nga Haxhi Muhaxheri
 
 
DASMA E ZEZË
 
në dasmën e zezë
mungonin krushqit
me këmishë prej dielli
e
dylberet e zverdhur
shqelmonin tokën
duke lozur mbi muranë
vallën e shpendkeqës
 
nga djersë e kokës së tyre
u grisën plisat e nxirë
dhe një erë e beftë
rrokullisi shtëpinë prej letre.
 
 
ËNDRRAT ME KRYQ
 
Emrin e kishte Bajram
Babai i tij… quhej Ali
E gjyshi – Kadri
 
Bajrami
gjithmonë i kremtonte
Festat e Bajramit
 
Lutej dhe agjëronte
Krejt si muhamedan
 
Por… Kur e zinte gjumi
Ëndrrave bënte kryq
 
Kryq bënte ëndrrave
Dhe takohej me Zotin
 
 
GRUA ËSHTË AJO…
/Një si përgjigje, për një miken time poete/
 
Grua është ajo
që sytë të puth çdo mëngjes
dhe me buzqeshje të pranvertë
ta sjell kafen në shtrat
 
Po grua është edhe ajo
që frymën ta ndal
dhe çdo ditë të qon buzë varri
por me vdekë nuk t’len
 
Oh grua është ajo bre
që natë përnatë ta hap qiellin
e t’ban me e pa edhe Zotin
 
Për besë
grua shkuar gruaje
është ajo e lumja grua
që emrin tënd mban për hajmali
 
 
DETYRË GRUAJE
 
Ç’detyrë të rëndë
të ka caktar Zoti moj
 
Të zbusësh kafshë
dhe djallin engjëll ta bësh
 
Lum si Ti e mjera grua
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s