Kalendari poetik: Pita Amor (1918-2000) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Pita Amor
 
Kalendari poetik: Pita Amor (1918-2000)
 
U lind më 30 maj 1918, Guadalupe Teresa Amor Schmidtlein, poete dhe shkrimtare meksikane e njohur me emrin e artit Pita Amor. Ishte një nga femrat më të bukura të kohës dhe shërbeu si modele për piktorë të njohur si Diego Rivera, Juan Soriano dhe Raúl Anguiano dhe muzë frymëzimi për artistë si Pablo Picasso, Juan Rulfo, Salvador Novo, Alfonso Reyes, Salvador Dalí etj. Por së pari ishte poete, me 25 përmbledhje poetike të botuara. Pas një jete të vrullshme të jetuar si ndër ethe, vdiq e vetmuar më 8 maj 2000, në heshtje të plotë. Ja një poezi në 113 vjetorin e lindjes së saj:
 
 
SI SHINAT
 
Si shinat mbetëm gjithmonë,
të ndarë dhe të bashkuar
por përherë të dënuar
të arrijmë tepër vonë.
 
Si na shkund treni këtu
kur shkon lart, a tatëpjetë
nëpër kodrat gri, pa jetë,
kjo dashuri gjithashtu.
 
Rendim paralelisht, bashkë
si të arratisur, bashkë
rendim tok, por të veçuar
 
të ndarë dhe të bashkuar
tok drejt detit, tatëpjetë
detit pa dallgë, të qetë.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s