Poezi nga Iva Katundi
Hënëz
Po s’ ma bëre ti me sy,
Gjumi i ëmbël idhënohet
Përtej dritares më të thirr’
Nuk harroj sapo nis e qeshem
Kokëb zhyt midis reve
Djallëzitë t’i dashuroj!
Mbi krye, sa shumë ledhe
Unë përhumbem, dëshiroj!
2011
Poezia është jetë
Agimet zgjon,
ndonjëherë edhe hesht
Je ti muzg,
që prehjen thërret
Aura e emrit tim
Zemra ime merr forcë
Ti je dashuri që nuk shterr
Poezia ime, nga unë u linde!
2021