Kalendari poetik,: Walt Whitman (1819-1892) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Walt Whitman
 
Kalendari poetik,: Walt Whitman (1819-1892)
 
Sot, më 31 maj, mbushen 203 vite nga dita e lindjes së Uollt Uitmanit, poet, shkrimtar dhe gazetar amerikan; vepra që e bëri të njohur në botë ishte përmbledhja poetike “Fije bari”, i sjellë mjeshtërisht në shqip prej Skënder Luarasit në fillim të viteve ’50 (por më pas u fut në listën e librave të ndaluar nga censura enveriste); kurse në Amerikë i dha emër poezia “O Captain! My Captain!” kushtuar vrasjes së Abraham Linkolnit.
Luftëtar dhe veprimtar i palodhur kundër skllavërisë; ishte njeri me personalitet krejt të veçantë; pranonte egzistencën e Zotit, por i quante krejt të panevojshme ritet fetare dhe mbivlerësimin e një feje ndaj një tjetre. Spiritualistët vendosën ta shfrytëzojnë rastin: e ftuan të bënte një poezi për spiritualizmin; ai e shkroi, pa harruar ta cilësonte “mashtrim të trashë, pa vlera dhe primitiv”.
Po i mbyll këto shënime me një thënie për Uitmanin të shkrimtarit të njohur amerikan Henry Miller: “…ai, Whitman, ishte Poet i Trupit dhe i Shpirtit. I pari dhe i fundmi Poet.”
Ja përzgjedhja ime nga ç’kam prej Poetit amerikan:
 
 
MOS LERË
 
Mos lerë të shkojë dita pa u rritur edhe ti paksa, pa qënë i lumtur, pa rritur ëndrrat që ke.
Mos lerë zhgënjimin të të përfshijë.
Mos lejo askënd të ta heqë të drejtën të shprehesh kush je,
gjë që pothuajse e ke detyrë.
Mos hiq dorë nga dëshira ta bësh jetën tënde krejt të veçantë.
Beso gjithmonë se fjalët dhe poezia mund ta ndryshojnë botën.
Të bëhet ç’të bëhet, thelbi ynë është i paprekshëm.
Jemi qënie me ndjenja. Jeta është shkretëtirë dhe oaz.
Na rrënon, na dërrmon, na mëson, na shtërngon të marrim fatin tonë në dorë.
 
Dhe në paç erën kundër, më me furi vazhdo:
Një strofë poezie mund ta bësh. Mos rresht së ëndërruari,
se ndër ëndrra i lirë është njeriu.
 
Mos bjerë në më të madhen lajthitje: heshtjen.
Shumicë e njerëzisë në të tmerrshmen heshtje jetojnë.
Ti mos u dorëzo. Ikë sa më larg saj.
“Oshëtijnë ulurimat e mia të egra mbi çatitë e kësaj bote”, thotë poeti.
 
Duaj thjeshtësinë e gjërave të vogla.
Mund të bësh poezi të bukur për vogëlsirat, por kundër vetes
nuk mund të shkosh. Kjo gjë jetën ferr ta bën.
 
Zbavitu me frikën që të ngjall jeta që ke para vetes.
Deri në fund jetoje. me mënd në kokë.
 
Mendo se je ti e ardhmja dhe krenarisht përballoje dhe pa frikë.
 
Nxërë prej atyre që mund të të mësojnë. Përvojat e atyre që ishin para nesh, të poetëve tanë të vdekur, na ndihmojnë të çajmë përpara në jetë.
 
Veçse shoqëria e sotme jemi ne, “poetët e gjallë”. Mos lerë jetën të të kalojë pranë pa e jetuar.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s