“Mars”, një pikënisje dhe pikëtakim, i stinës poetike jetë (Rreth vëllimit poetik “Mars” të autores Enxhi Drapi) / Nga: Agron Shele

 
“Mars”, një pikënisje dhe pikëtakim, i stinës poetike jetë.
(Rreth vëllimit poetik “Mars” të autores Enxhi Drapi)
 
“Mars” është vëllimi më i ri poetik i autores Enxhi Drapi, e cila përmes prurjes dhe vizionit estetik mbi artin e fjalës së përgjedhur, sjell botën e madhe shpirtërore që e rrethon dhe reflekton drejt asaj hapësire të ndritshme, e cila të çon përherë e me larg dhe përherë e më shumë në kërkim të identitetit dhe individualitetit njeri.
 
Nëse poezia nuk lind me të njëtën natyshmëri si gjethet e një peme, më mirë të mos lindë fare” – John Keats
 
Jo pa qëllim e citova këtë shprehje të Keats, pasi në frymën përshkruse të autores gjen natyralizëm dhe ndjesi të njëjtë, e cila vjen në mënyrë krejt spontane, merr formë, stukturohet dhe prek tematikën e jetës, me të gjitha ngjyrimet dhe dritëhijet, e dukshme dhe përjetuse, si në një vegim dhe meditim që kërkon të zbardhë idetë dhe mezazhin e përcjellur.
 
Perfomimi i Enxhit në poezi ka dhe një sërë prezantimesh brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në anglisht dhe në Antologji Ndërkombëtare, përvojë kjo që ka ndikuar dukshëm në formimin, por dhe sfidën e përballjes me artin bashkohor sot.
 
275971915_1113860166062396_6913816583492862766_n
 
Enxhi Drapi
 
Pse titulli poetik Mars!?
 
Përbrenda kësaj pikënisje të stinës, autorja shikon fytyrën e vërtetë të vetë gruas, lulëzimin dhe kthjellimin e saj faqeve të Hënës mbi liqen, të nesërmen e zbritur dëshirave të ëndrrës, si dhe udhëtimin e pareshtur, si magji jete por dhe pikëllim i mbetur vesës së luleve.
 
Sigurisht përmbledhja poetke prek tematikë shumë më të gjerë, ka komponente dhe struktura nga vargjet strofike gjer tek vargjet e lira, dhe kështu midis larmisë nga ato natyrore e sociale tek poezia lirike, plotëson një botim, i cili fton lexuesin për më shumë ndjeshmëri leximi.
 
Vëllimi poetik “ Mars” vjen si një fllad poetik, në starin e vetë stinës më të bukur të natyrës, për më shumë krativitet krijues dhe shumë më tepër sfida në të ardhmen!
 
Agron Shele, shkrimtar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s